Objektivi i pjesëmarrjes së kuqebluve në Kupën Intertoto është arritur. Kalimi i një turi është kaluar me sukses. Skuadra nuk ka kohë dhe mundësi të vazhdojë për më tej. Themi kështu, sepse kalimi i një turi tjetër do të ishte "vdekjeprurës" për shkodranët, çka do të thoshte se ata do t'i kapte gushti pa bërë aspak pushim, kur dihet se sezoni i ri nis pikërisht më 25 të muajit të ardhshëm. Dhe kuptohet të gjithë janë të mendimit se një sukses në Intertoto nuk ka aq shumë vlerë sa një pjesëmarrje e suksesshme në kampionatin e ri, çka mund të jetë sërish shansi për një tjetër pjesëmarrje në këto veprimtari ndërkombëtare sezonin që vjen. Parë në këtë aspekt, të gjithë në kampin shkodran e kanë të qartë se Trabzonspori do të jetë një "mision i pamundur" për ta. Jo vetëm nga forca e kundërshtarit, por edhe nga arsyet që ngritëm më lart. Vllaznia është e papërgatitur fizikisht për ta përballuar këtë kundërshtar.
Në këtë aspekt, vetë trajneri Josa është shprehur i rezervuar në lidhje me parashikimet e përballjes me turqit. Ai ka thënë se do të jetë i rezervuar në lidhje me fjalët që do të thoshte për këtë kundërshtar dhe ashtu po bën. "Do të jem i rezervuar, sepse kemi të bëjmë me një ekip shumë të fortë, që gjithnjë ka qenë rivali kryesor i ekipeve të Stambollit," ka thënë ai. Si rrjedhojë, nuk ka shumë deklarata, por puna vazhdon në fushë. Të paktën për t'u paraqitur denjësisht, sepse edhe nëse eliminohemi, të paktën të lënë përshtypje të mirë. Ose thënë më ndryshe, rezultati i ndeshjes së parë të jetë "lakmues" për tifozët kuqeblu që ata të vijnë në stadium më 14 korrik me entuziazmin e një tjetër eliminimi të bujshëm të ekipeve të huaja. Kontigjenti i skuadrës që do të luajë ndaj Trabzonsporit do të jetë i njëjti me atë të ndeshjeve të fundit me Zagrebin. Pozitiv mund të konsiderohet fakti se do të rikthehen Dalipi e Ahi, që nuk luajtën në ndeshjen e dytë ndaj kroatëve dhe po ashtu edhe Sinani mund të jetë në gjendje të luajë disa minuta më tepër këtë herë.
Presidenti Fushaj ndërkohë është konsideruar më optimisti në këtë pragndeshje, teksa e ka konsideruar Vllazninë e tij favorite për kalimin e turit. Ai ka evidentuar si pikë kyçe zhvillimin e ndeshjes së kthimit në Shkodër, ku sërish tifozëria e zjarrtë e këtij qyteti do të jetë mbështetësja kryesore e skuadrës. Kalimi edhe i këtij turi do të ishte shumë pozitiv edhe në aspektin financiar të klubit, çka do të thoshte të ardhura më shumë, por sakaq, siç e përmendëm më lart, ajo do të prishte punë në aspektin tjetër. Për Trabzonsporin thuhet se skuadra ka probleme dhe këtu shpresojnë shkodranët t'i gjejnë në një ditë jo të mirë. Megjithatë, shanset për t'i kaluar ata duhet pranuar se janë minimale. Përderisa ekzistojnë, duhet shpresuar deri në fund për të bërë kështu "bis" në kalimin e tureve të Intertotos.
Sporti Shqiptar