E Shtune 9 Maj 2007, Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder
Vllaznia - Nk Zagreb
1 - 0
(Tot. 2 - 2)
Shënues : Nora 26\'
Vllaznia:
Grima, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja, Nora (87\' Beqiri), Kaçi (91\' Tafili), Simo, Hoti, Sukaj (68\' Sinani) Trajner: M. Josa
Nk Zagreb:
Stojkiç, Labudoviç (79\' Nikoliç), Jurendiç, Lajtman, Pejiç, Ibriçiç, Nazareviç, Mandzukiç, Parlov, Mujdza, Çutura.Trajner: C. Blazeviç
Kartone te verdhë : Kotrri
Kartone të kuq : -
Gjyqtarë : J.Attard, I.Spiteri, E.Spiteri (Maltë)
Në 45 minutat e dyta, kroatët nuk bëjnë pothuajse asgjë për të kthyer rezultatin. Vendasit e kuptojnë se miqtë “nuk kanë ndërmend të shënojnë” dhe hidhen para. Lika është gjithnjë i paparashikueshëm, ndërkohë që Sukaj i humbet të gjitha, edhe atë që nuk humbet, i vetëm 5 metra përballë portierit ia jep këtij të fundit në dorë “sferën”. Dhe Josa vendos ta ndërrojë. I jep shansin Sinanit të marrë ovacionet e para të rikthimit. Nuk është se “këpuca e artë” bën ndonjë mrekulli, thjesht prezenca e tij atje përpara është një forcë më shumë. Nora nuk ia del dot më fizikisht dhe merr duartrokitjet e fundit duke u zëvendësuar, ndërkohë që Lika mund të kishte më shumë fat, nëse nuk do ta pengonte shtylla. Grima nga ana tjetër nuk ka shumë punë. Kroatët çdo gjë mund të bënin dje në mbrëmje, por gol jo. Në fund ka vend për triumf. Sepse, ta mbyllësh ndeshjen me 4 minuta shtesë në zonën kundërshtare për një skuadër shqiptare nuk është se ndodh përditë. Zagrebi nuk paskësh qenë kaq i fortë sa mendonin të gjithë. Tani Josa duhet të mendojë për hapin e dytë. Kundër turqve sigurisht nuk do të jetë e njëjta gjë. Trabzonspor mund të prodhojë më shumë, por Josa ka gati përgjigjen: Askush nuk besonte që do kalonim turin e parë, po tani?!
Komentet