Ndonese me perfundimin e sezonit te kaluar kishte kerkuar publikisht ta dorezonte shiritin e kapitenit, te shtunen e kaluar Vllaznia ka dale ne fushen e stadiumit te Zagrebit e rreshtuar pas Safet Osjes. Ne te vertete, problemi i shiritit eshte “gervishtur” pak minuta perpara nisjes per ne Kroaci, kur, si me gjysme humori, tekniku Josa pati thene se “kapitenin do ta vendosim me short”. Por, ne te vertete, ne Zagreb nje gje e tille nuk eshte diskutuar fare, ndersa Joses i eshte dashur te perballoje probleme te tjera perpara ndeshjes, keshtu qe shiriti ka mbetur ne krahun e Osjes. Madje, edhe ne ndeshjen e neserme, perballe NK Zagreb, kuqeblute do te dalin ne fushen e lojes duke patur serish ne krye kapitenin Safet Osja, i cili gezon respektin e skuadres dhe te mbare opinionit sportdashes shkodran.

Morali, “top”

Kapiteni Osja, duke folur per ndeshjen e neserme, Vllaznia?NK Zagreb, se pari ka treguar per gjendjen psikollogjike te skuadres. “Morali eshte “top” per kete ndeshje”, thote Osja, duke nenvizuar faktin se nje gje e tille eshte vene re gjate gjithe seancave stervitore te kesaj jave. Sipas Osjes, nje moral i tille ka qene edhe perpara ndeshjes se pare, te luajtur ne Zagreb, por tashme, pas rezultatit 1?2, optimizmi per kualifikimin eshte akoma me i madh. “Ne pamje te pare kemi nje avantazh jo te vogel, kur dhe nje fitore e ngushte, 1?0, do te na kualifikonte automatikisht. Do te luftojme qe te mos pesojme gol, duke kerkuar qe te shenojme sa me shpejt”, vijon Osja, i cili nuk harron te vleresoje edhe kundershtarin. “Ne patem fatin qe e corientuam skuadren vendase me ate gol te shenuar shume shpejt me ane te Nores, por te mos harrojme se NK Zagreb eshte nje skuader e mire, e cila synon qe nbepermjet Intertotos te kualifikohet ne Kupen UEFA. Ndaj, edhe ne fushen tone ajo do te beje te pamunduren, per te arritur kualifikimin. Kjo eshte edhe bukuria e kesaj ndeshjeje, sepse te dyja skuadrat do te luajne ne kerkim te kalimit te turit. Nje ndeshje e hapur, ku do te kualifikohet ajo skuader, qe do te gaboje me pak”, eshte shprehur kapiteni, i cili beson shume dhe ne rolin e tifozerise shkodrane, qe do ta mbeshtese me zjarr Vllaznine. “Tifozeria e zjarrte shkodrane eshte nje arme me teper ne anen tone, qe kroateve u mungoi ne fushen e tyre” ka nenvizar Osja

Formacioni

Njembedhjeteshi i pare tashme eshte i “zbuluar” ne opinion, fale edhe testimit qe beri tekniku Josa. “Me kontigjentin qe ka ne dispozicion, kam mendimin se trajneri yne ka bere zgjedhjen me te mire”, thote Osja. “Natyrisht, ne ndeshjen e pare ka patur probleme, sepse edhe pergatitja jone nuk ka qene ne nivelin e duhur. Por them se pergjithesisht skuadra ka funksionuar mire ne te gjitha repartet, qe nga portieri Grima dhe deri ne vijen e pare”, thekson ai. Nderkohe, duke iu kthyer formacionit qe do te dale ne fushen e lojes diten e neserme, Osja shpreh besimin se ai do te beje me te miren per te arritur kualifikimin, gje qe do ta deshironte brenda 90?minuteshit te lojes se rregullt, pa e cuar ate ne shtese. Per Osjen, nje faktor shume pozitiv eshte rikthimi i Xhevahir Sukajt ne formacion, vlerat e te cilit pritet te prodhojne gol per kuqeblute. Por, si me gjysme zeri, kapiteni permend edhe mundesine e aktivizimit te Sinanit, nese gjendja fizike do t’ia lejonte. “Do te ishte nje mrekulli, qe kualifikimin ta merrnim edhe nepermjet sherbimit te “Kepuces se Arte”, Vioresin Sinani, i cili ne nje fare menyre ka bere hapa perpara ne dy ditet e fundit” shprehet kapiteni.

Josa: Dabi e ka deren te hapur

Edhe dje, ceshtja “Dabulla” nuk eshte lene pa u permendur ne kampin kuqeblu. I ngacmuar nga mediat, tekniku Josa ka thene per Dabin qe “ai e ka deren te hapur te Vllaznia”. Me pas, ne lidhje me problemin e shfaqur ne ndeshjen e pare te luajtur ne Zagreb, Josa eshte perpjekur te shpjegoje situaten. “Dabulla nuk eshte aktivizuar nga une per aresye te gjendjes fizike. Me pare ai duhet te zgjidhe problemet qe ka me presidentin, por, edhe nese i zgjidh ato, per mua Dabulla nuk eshte i gatshem qe te luaje ne kete ndeshje, sepse nuk ka marre pjese ne asnje seance stervitore. Ne keto kushte, ceshtja e tij i takon se ardhmes, gjithnje pas kesaj ndeshjeje” ka sqaruar Josa

Stervitja e djeshme, ne oren 20:00

Perpara fillimit te seances se djeshme, ashtu sic ishte paralajmeruar, Vllaznia ka zhvilluar nje mbledhje, ku pervec stafit teknik kane marre pjeseedhe drejtuesit e klubit dhe presidenti Fushaj. Nderkohe qe te gjitha seancat e tjera stervitore gjate javes Vllaznia i ka zhvilluar ne oren 18:00, ajo e djeshmja eshte kryer ne oren 20.00, qe perkon me orarin e ndeshjes se neserme. Ka qene vete tekniku Josa, qe i ka kerkuar nje dite me pare presidentit Fushaj per te spostuar seancen ne oren 20:00, duke dashur t’i pershtatet ores kur do te luhet ndeshja neser ndeshja e kthimit e Intertotos, Vllaznia?NK Zagreb, ne stadiumin “Loro Borici”. Nje seance e tille do te jete per kuqeblute edhe sot, ne te njejten ore, sigurisht duke respektuar edhe ekipin kundershtar.

NK Zagreb, ne mesdite ne Shkoder

Sipas burimeve, delegacioni i skuadres kroate pritet te mberrije rreth mesdites ne Shkoder dhe, pas akomodimit ne Grand Hotel Europa, ka kerkuar te zhvilloje nje seance stervitore ne fushen e stadiumit “Loro Borici”.

Sport Ekspres

Komentet