Ai eshte gjithnje i njejti. Nga goja e Mirel Joses eshte e pamundur te degjosh nje fjale optimiste edhe ne ndonje nga ndeshjet me modeste te kampionatit, imagjinoni tani, kur do te perballet me skuadren e vendit te trete ne kampionatin kroat. Sepse, ne fund te fundit, t’i neglizhosh apo te pretendosh fitoren ne kryeqytetin kroat duket pak si cmenduri. Prandaj edhe Josa rezultatin pozitiv do ta konsideronte nje mrekulli: “Une kam degjuar lojtaret e mi qe flasin me kaq optimizem per ndeshjen sa ne ndonje rast duket sikur perballe kemi nje kundershtar te lehte. Sigurisht qe dua te shoh nje skuader me optimizem, por ne ndonje rast e gjitha kjo behet shume shqetesuese. Opinioni, ne rast rezultati negativ, e ka te veshtire ta pranoje, sepse fundja, e kemi pergatitur keq. Njehere e mire dua te sqaroj qe sot nuk jemi ne favorite, perkundrazi do ishte mrekulli fitorja. Une preferoj nje rezultat, i cili, ne leter te na lere shanse per kualifikim ne ndeshjen e kthimit”. Josa eshte nje nga ata qe aventura nderkombetare ka provuar, megjithate nuk eshte se ndikohet shume nga e shkuara: “Kam drejtuar perfaqesuesen dhe Tiranen ne Champions e ne UEFA, por duhet te kuptojme dicka. Cdo perfaqsim ka specifiken e tij. Une e kam kaluar gjithnje turin e pare, por kjo nuk do te thote asgje. Ne duhet te bejme lojen e tij, sa do i veshtire te jete kundershtari, nese lojtaret i qendrojne fanatike pozicioneve ne fushe, te pakten nuk do te kete shperfytyrim”. Mungesa e Sukajt e shqeteson shume: “Eshte anormale, per nje banalitet me prishen gjithe planet. Nuk mund te them se aventura jone kroate ka filluar me fat. Per Sinanin e kisha ndare mendjen qe nuk do luante dhe eshte normale, pasi eshte i vonuar ne pergatitje, por mungesa e Sukajt me bezdis. Tani duhet te ndryshoje manvoren perpara dhe, pervec kesaj, kam humbur nje lojtar super te motivuar per kete takim”.
Premio per kualifikim, 30 mije euro
Presidenti, Valter Fushaj, ka deklaruar dje ne mbremje vone se premio per skuadren ne rats kualifikimi do te jete 30 mije euro ne total. Fushaj u shpreh optimist se te pakten skuadra e tij do te beje me te miren dhe do te arije te paraqitet ne menyre dinjitoze pavaresisht rezultatit final: “Jam i bindur se do te tregohemi te respektueshem. Pse jo, nese kemi pak fat, te kerkojme edhe kualifikimin”.
Axhenda, luhet me 17:30
Ndeshja NK Zagreb-Vllaznia luhet per turin e pare te Kupes Intertoto. Takimi do te filloje ne oren 17:30 ne stadiumin e Zagrebit, nderkohe qe ndeshja e kthimit do te luhet te shtunen e ardhshme ne Shkoder ne oren 20:00. Kush kualifikohet nga te dyja skuadrat do te ndeshetme skuadren e Trabzonsporit turk. Vllaznia pretendon te kaloje nje tur.
Udhetimi, dy ndalesa ne Zagreb
Lojtaret shkodrane darken e se enjtes e kan` kaluar ne Hercegnovi, per te vijuar pastaj me pjesen e dyte te udhetimit per te mberritur rreth ores 13:30 te dites se djeshme ne Zagreb, pikerisht atje ku do te luaje sot perballe skuadres me te njejtin emer. Po dje, pas nje pushimi te shkurter ne dhomat e hotelit, eshte zhvilluar edhe seanca stervitore, e zakonshmja nje dite perpara ndeshjes.
Transmetimi, ka “black-out” TV
Asnje kanal shqiptar nuk do te transmetoje ndeshjen e sotme ndermjet NK Zagrebit dhe Vllaznise. Kanali Supersport ka pasur tratativa me kroatet per te transmetuar kete takim, por shifra prej 30 mije euro qe kane kerkuar ata ka qene e paperballueshme nga tv shqiptare me pagese. Per ndeshjen e kthimit ende nuk ka asnje informacion per transmetimin.
Bastet, kroatet te superfavorizuar
Kompanite e basteve kane preferuar t’i konsiderojne vendasit e Zagrebit te favorizuar per ndeshjen e sotme kunder Vllaznise. 1.4 kuotohet fitorja e vendasve, nderkohe qe fitorja e miqve shkodrane kuotohet 5.5. Barazimi ka koeficentin 3.2. Ndeshja eshte lene e lire te luhet live ne te gjitha kompanite e basteve nderkombetare.
Baric e ndjek ndeshjen ne stadium
Trajneri i perfaqesueses shqiptare do te jete i ulur ne sektorin e tribunes VIP sot ne oren 17:30 per te ndjekur ndeshjen ndermjet Nk Zagrebit dhe Vllaznise. Baric do te shohe nga afer skuadren shqiptare, ne te cilen militojne dy tre lojtare te kontigjentit te skuadres U-21 te Shqiperise. Per momentin asnje futbollist shkodran nuk luan ne perfaqesuesen e madhe.
Shiriti mund te hidhet me short
Megjithse nga ana e stafit teknik nuk konsiderohet si preokupues, ne nje fare mase, pak si me humor, por pse jo edhe me te vertete, problemi se kush do ta mbaje ate ne ndeshjen e sotme perballe skuadres kroate, Zagreb, eshte ne pikpyetje te plote. Kur pyetet Josa per nje gje te tille, edhe pse perpiqet ta kaloje si me te qeshur dhe pa perfilljen e duhur, duket se nuk do ta kete shume te lehte. Ne fillimin e sezonit te kaluar, ishte Suad Lici, ai qe e mbajti ne krah shiritin, por mosmarreveshjet me gjermanin Shulze, ia hoqen kete mundesi duke ia ngarkuar kete detyre Safet Osjes, nje tjeter emri me peshe ne skuader. Pak caste perpara nisjes per ne Zagreb, Osja deklaroi per “Sport Ekspres” se per kete sezon i ka kerkuar presidentit te mos e mbaje me kete detyre, pasi nuk parapelqen te jete ne kete rol. Burime nga skuadra thone se nje gje e tille po diskutohet ne mes dyshes me pervoje LiciGrima, te cilet pretendojne ta mbajne per kete sezon futbollistik, por nderkohe ne skuader ka mberritur edhe nje ish kapiten si Vioresin Sinani, qe i shtohet kandidaturave te ketij posti. Megjithate, ai sot nuk eshte ne Zagreb, keshtu fati i shiritit pritet te jete ne mes dyshes se mesiperme, ose ka te ngjare qe Josa t’ia besoje serishmi Safet Osjes. Ne te tilla kushte, edhe pse ne pamje te pare, Josa e quan te lehte, nuk do te jete aq komod ne perzgjedhjen e tij, aq sa ne permfundim ka thene se nje gje e tille mund te percaktohet edhe me short, per te mos krijuar hatermbetje.
Sport Ekspres

Komentet