“Kepuca e arte” e 2007-es, pasi ka kaluar nje sezopn te shkelqyer me bardheblute, kerkon te beje te njejten gje tani me uniformen e skuadres se tij te zemres “Vllaznia”, me te cilen eshte lidhur zyrtarisht qe prej se shtunes se kaluar. 29 vjecari shkodran Vioresin Sinani qe prej dites se shtune, eshte pjese zyrtare e klubit Vllaznia.

- Jashte fushes te Tirana, si ishte?

- Gjithcka ka qene e pelqyeshme, duke filluar qe me shoket e skuadres, stafin teknik, tifozet, si dhe me drejtuesit e klubit, ndaj te cileve percjell vleresimet me te mira ndaj tyre. Jam perpjekur te bej me te miren, dhe besoj se e kam arritur duke qene se asnjehere nuk jam kontestuar nga publiku bardheblu.

- Ndryshe nga shume skuadra te tjera, tek Tirana jane kater donatore ne drejtim. Si i keni patur raportet me to?

- Qe te katert per mua mbesin njerez te nderuar, pasi bashkepunimi me to ka qene shume korrekt. Por, nese do te vecoj ketu Refik Halilin, kjo me lejohet, sepse, marredheniet me te, per hire te se vertetes kane qene shume me te aferta se me te tjeret. Ne disa momente te veshtira me eshte gjetur shume prane dhe per kete i jam shume mirenjohes.

- Atehere pse iket nga Tirana?

- Ajo me kryesorja eshte se kontrata njevjecare perfundoi. Pastaj jane edhe disa arsye qe ndoshta nuk me pelqen t’i bej publike, keshtu qe vendosa qe do te ishte me mire te kthehesha ne Shkoder ne kete periudhe. Tek Tirana nuk me ka mbetur asgje peng, te gjitha i kam arritur, qe nga titulli, golashenuesi me i mire, kalimi i turit ne Kupat e Europes.

- Ne opinion flitet, se Sinani eshte shume familjar, dhe ne kete kuader, sa ka ndikuar familja tek ju gjate karrieres sportive?

- Per hir te se vertetes, babai im, Rexhepi, njihet prej vitesh si nje tifoz i thekur i Vllaznise, por qe natyrisht pas daljes sime ne skene, ai eshte lidhur edhe shume me teper me futbollin, duke me ndjekur kudo ku kam luajtur, jo vetem me Vllaznine, por edhe me skuadrat e tjera. Ndersa, do te thosha qe, jo pak gjera jane kushtezuar edhe nga familja ime e re, nga bashkeshortja Blerta, dhe aq me teper nga vajza e vogel Lori, te cilat edhe ato kane pjesen e tyre te vecante ne mbarevajtjen e karrieres sime sportive.

- Le te kalojne tek skuadra aktuale. Si e perjetove rikthimin ne skuadren e zemres te qytetit te lindjes?

- Me kane pritur mjaft mire, qe nga tifozet, drejtuesit e klubit, stafi teknik, si dhe futbollistet, pjesa me e madhe e te cileve jane shoket te kahershem ne jeten time sportive. Nuk ka pse te mos ndihem shume mire. Normalisht, jam ne shtepine time.

- Si ju duket gjendja e skuades?

- Besoj se investimet e presidentit Fushaj, deri tani kane funksionuar mjaft mire, duke e kompletuar skuadren me lojtare cilesore, dhe besoj se ne kete sezon do te pretendohet per dicka me te mire nga ai i kaluari, ku Vllaznia u rendit ne vendin e trete.

Komentet