Kishte ardhur me shume deshire ne Shkoder, per t’u bere pjese e Vllaznise, por, pikerisht atehere, kur pritej hedhja e firmes ne kontrate, ka ndodhur nje mosmarreveshje, mbase, sikuse duan te thone, edhe nga nga ndonje keqkuptim, i ardhur nga mosnjohja e mire e gjuhes. Sido qe te ishte, per pak Simo qe duke u larguar nga Shkodra. Sikurse u be e ditur me pas, “hendeku” i krijuar kisht qene i natyres financiare, pasi Simo kerkonte qe ne kontrate te shkruhej nje shume me e madhe, nga sa drejtuesit e klubit i paten ofruar.

Afrikani, gati per Intertoton

Problemet e shfaqur mes Simos dhe drejtuesve te Vllaznise bene qe lojtari te humbiste dy seanca stervitore radhazi me skuadren kuqeblu, te cilat me keqardhje ai i ka ndjekur ne distance, por gjithnje me shpresen se do te gjente shpejt mirekuptimin me drejtuesit. Nje situate e tille, fale edhe publikimit ne median sportive, beri qe emri i Simos te lakohej ne disa skuadra te tjera te kampionatit shqiptar. Mes tyre, ndoshta me i interesuari u shfaq Elbasani, qe hodhi edhe hapa konkrete permes shefit te klubit, Kovaci, i cili beri perpjekje per te hyre ne lidhje me futbollistin, me qellimin t’i paraqiste nje oferte te verdhebluve. Por koha nuk mjaftonte, jo vetem per Elbasanin, por edhe per ndonje skuader tjeter, sepse zyrtarizimi i tij, paraditen e djeshme, me uniformen kuqeblu, u dha fund te gjitha keqkuptimeve, duke e lejuar Simos te perfshihet me grupin e Joses ne seancen e pasdites. Pak minuta perpara fillimit te saj, gjate nje bisede te shkurter qe zhvilluam me te, ai u tregua shume i kenaqur qe u arrit ky mirekuptim. “Po, mbyllem gjithcka ne mirekuptim te plote”, tha Simo per “Sport Ekspres”. “Kjo me ka gezuar pa mase, nderkohe qe tani mua me del detyre qe te stervitem sa me mire, per te arritur nje forme optimale, pasi shume shpejt vjen ndeshja e pare e Kupes Intertoto, te cilen do ta zhvillojme ne Zagreb, dhe une kam objektiv te jem pjese e skuadres”. Sipas tij, dy-tri ditet larg skuadres nuk kane per te ndikuar shume ne gjendjen e tij fizike, sepse gjate ketij intervali ai eshte stervitur individualisht.

Edmond Doci, tjeter firme qe pritet

Ne listen e atyre, qe priten te firmosin, eshte edhe shkodrani Edmond Doci, mengjerashi i mesfushes, por jo pak here dhe i prapavijes, madje, dhe i sulmit. Gjate kampionatit te kaluar, loja e tij ka patur vleresime maksimale, jo vetem nga publiku dhe specialistet, por, ajo qe eshte me kryesorja, nga ai qe i di me mire se te tjeret situatat e futbollistit, tekniku Josa, notat e te cilit kane qene teper pozitive. Madje, Josa shkoi deri aty, sa disa probleme qe kaloi skuadra ne javet e fundit, kur edhe rezultatet e saj pesuan renie, perec te tjerash, ai i lidhi edhe me mungesen e Docit, i cili, sipas trajnerit, sidomos ne ndeshjet e fazes se trete ka shfaqur nje loje cilesore. Ne ditet e fundit, Edmond Doci po shikohet cdo dite e me teper prane skuadres, sigurisht, jo ne grupin kryesor, sepse, pas operacionit te kryer ne Austri, gjendja e tij nuk eshte akoma ne nivelin e kerkuar. Doci e ndjek nga afer stervitjen, nderkohe qe emri i tij ka filluar te lakohet ne keto dy-tri dite. I pyetur nga “Sport Ekspres”, vete Doci sqaron situaten e tij, duke nenvizuar se eshte ne permiresim e siper. “Pjesen kryesore te veshtiresise e kam kaluar, tani po stervitem ne palester dhe shume shpejt do te jem ne fushe, fillimisht me vrapime, me pas edhe ne kontakt me topin”, thote ai. Gjithsesi, Doci sakteson, se nuk behet fjale per ndonje kthim te shpejte, sepse mjeket i kane rekomanduar fillimin e gushtit si kohe, kur mund te flitet per normalitet tegjendjes se tij. Kesisoj, emri i Docit as qe diskutohet per Kupen Intertoto. Sidoqofte, ne kuadrin e skicimit te skuadres, Doci eshte ne pritje te rikonfirmimit te tij ne gjirin e kuqebluve.

Sport Ekspres

Komentet