Ne Shkoder te gjithe e dinin, por, e pare me syte e tyre, nuk e besonin. Sinani vete e kishte bere me te veshtire, “vij, nuk vij”. Dhe nuk kishte faj, mes tundimit per te shkuar ne Zvicer, ose ofertes qipriote dhe mes ofertes se majme te Tiranes, e lehte per te zgjedhur nuk ishte. Megjithate, ai e kishte vendosur me kohe, te ishte per ne Shqiperi do te kthehej ne “familje”. Dhe dje, drejtuesit kuqeblu nuk jane vonuar. Ne nje konference per shtyp kane bere gjithcka publike dhe kane shtrenguar duart. Qyteti ka ziere nga gezimi, “bomberi” rikthehet ne shtepi. “Une e kisha thene qe ne muajin janar, qe, me Sinanin e kishim mbyllur – tha Fushaj per “Sport Ekspres” dje ne mbremje vone – megjithate, tifozet nuk e besonin. Une nuk mendoj se ai ka ardhur ketu vetem per para, do te perfitoje nje shifer krejt normale, te arsyeshme gjate ketij sezoni. Me te do bejme gjera te mira”. Por a ndalet Vllaznia ketu? “Mendoj se nga vijezimet e fushes jemi mire – thote me humor presidenti nepermjet linjes telefonike – ndoshta na duhet ndonje me i forte ne qender. Kemi kohe sa te duash dhe lojtare ne dispozicion ka”.

Tani atje, ne vijen e pare, gjerat ne kampin kuqeblu duken shume mire. Me nje Sukaj te talentuar ne rritje e siper e me nje “bomber” qe vjen si fitues i kepuces se arte, Vllaznia i ka te gjitha te drejtat te besoje se mund te beje mrekullira. Ate mrekulli qe Fushaj nuk do te etiketoje si te tille: “Nuk mendoj se Vllaznia eshte nje nga ato skuadra qe e konsideron mrekulli fitimin e titullit. Ne jemi gjithnje atje, pretendente, me kete trajner dhe kete staf e keta lojtare, gjerat duhet te ecin mire”. Megjithate, perpara eshte Intertoto: “Pres me te miren nga skuadra”.

Sinani, bardhebluve: Nuk ju kam tradhtuar

Ai ndjehet i fyer, nese dikush e quan “tradhetar”. Sepse ne fund te fundit nje opinion, jo detyrimisht, ndikon ne marrdheniet e tij me drejtuesit, stafin dhe lojtaret bardheblu. ”Nese ata nuk ndihen te tradhetuar dhe une e di qe nuk ndihen, atehere ne ndergjegjen time jam i paster”, thote Viori, menjehere pas hedhjes se firmes: “Dua t’i pershendes te gjithe atje ne kampin bardheblu, ne vecanti dua te pershendes Refik Halilin, i cili me ka qendruar gjithnje afer”. Tani eshte i Vallznise, por emocione per kete edicion te kaluar si fitues te Tirana ai ka: “Kalova nje sezon te mire dhe kete nuk mund ta mohoj. Shenova ne menyre sistematike, skuadra me ndihmoi dhe asnjehere skam pasur polemika me askend ne ate grup”. Mbeten miq e shoke, por tani duhet t’i munde: “I kemi rivale, kjo nuk diskutohet. Do t’i respektoj, por ne fushe dua t’u shenoj, sepse ne te shkuaren e kam bere”. Mesohet se Sinani ka refuzuar nje oferte nga Omonia Nikosia e Qipros, per te luajtur me Vllaznine dhe per kete, drejtuesit e tifozet shkodrane jane shume te kenaqur.

Sport Ekspres

Komentet