Dy seanca stervitore, paradite dhe pasdite, kane qene ne programin e djeshem te kuqebluve. Tekniku Josa, i cili tashme duket se e ka lene pas shijen e hidhur te denimit dhe te problemeve qe erdhen ne vazhdimesi, eshte perqendruar totalisht ne punen me futbollistet e tij, per te shfrytezuar cdo dite qe ka ne dispozicion, deri ne perballjen e 23 qershorit me skuadren kroate NK Zagreb. Ndonese temperaturat e ketyre diteve kane qene mjaft te larta, sidomos per seancen e paradites, futbollistet nuk kane shfaqur pretendime. Koha nuk pret dhe kete e dine mire te gjithe, prandaj, perderisa jane bere pjesee kompeticionit europian, sikurse eshte Intertoto, i duhet shkuar deri ne fund, per te marre me te miren e mundshme. Nderkohe, nga fansat qe e ndjekin nga afer pergatitjen e Vllaznise, eshte mesuar se, se bashku me avokatin e klubit, do te pergatisin nje peticion, per ta nisur jo vetem ne FSHF, por deri ne qeveri. Nje nga te rejat, qe solli dita e djeshme, ishte prania ne seancen steqvitore te pasdites nje futbollisti te ri. Behet fjale per kosovarin, qe sezonin e fundit ka luajtur ne ligen e pare te Maqedonise, me skuadren “Bashkimi” te Kumanoves. Ai quhet Mervan Hoxha, 26 vjec, luan mbrojtes i djathtedhe eshte vleresuar nga specialistet. Sipas vete futbollistit, perpara se te luante ne Maqedoni, eshte aktivizuar disa kampionate ne Kosove, fillimisht ne ekipin e Ferizajt, qyteti ku ka familjen, si dhe ne ekipet e Gjilanit dhe te Prishtines. Gjithnje sipas vete futbollistit kosovar Hoxha, bashkimi me Vllaznine eshte bere fale nje nderhyrjeje te trajnerit te tij ne Ferizaj, i cili ka shfrytezuar edhe njohjen personale me mjeshtrin e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, qe perpara disa viteve ka qene konsulent prane klubit te Ferizajt. Hoxha, i cili kishte mberritur ne Shkoder se bashku me te fejuaren e tij, edhe ajo kosovare, dukej i entuziazmuar qe kishte arritur te bashkohej me kete skuader, te cilen e vleresonte, jo vetem per vlerat aktuale, por edhe per traditen qe ka ne futbollin shqiptar. E ardhmja e tij te Vllaznia do te vendoset ne ditet ne vijim, pasi te testohet nga stafi teknik, megjithate, nje grup specialistesh, qe po e vezhgonin nga jashte, theksuan se nuk eshte e veshtire te dallohet se ai ka vlera si futbollist. “Ajo qe une mendoj se perben paksa problem per mua, qendron tek ana fizike, pasi kampionati ne Maqedoni ka perfunduar shume me heret se ne Shqiperi. Megjithate, duke punuar ne grup me skuadren, besoj se do ta kompensoj shume shpejt”, thote vete Hoxha, nderkohe qe shpreh besimin, se me pervojen qe ka si futbollist, do te arije te binde stafin teknik per t’i dhene miratimin qe te behet pjese e Vllaznise. Por, nese grupit kuqeblu i eshte bashkuar nje futbollist i ri, nje tjeter eshte terhequr, duke bere nje hap prapa. Fjala eshte per futbollistin kamerunas Simo, i ardhur nga Luftetari, i cili gjate dites se djeshme ka zhvilluar vetem nje seance stervitore, ate te paradites, nderkohe qe pasdite eshte pare i veshur jo me uniforme sportive ne pisten e stadiumit “Loro Borici”. Madje, ne ato momente, kur ne arritem te flasim me te, per te mesuar arsyen perse nuk ishte bashke me skuadren ne fushe, ai po bisedonte me sekretarin ekzekutiv te klubit Vllanzia, Agim Medja, te cilit, mesa duket, po i shpjegonte nje pakenaqesi lidhur me kontraten qe i ishte ofruar per ta firmosur. Ne nje prononcim te shkurter per “Sport Ekspres”, ai tha se kishte vendosur te mos stervitej me skuadren, pa vendosur saktesisht kushtet e kontrates, qe dje ne mesdite i ishte paraqitur nga drejtuesit e klubit per ta firmosur. “Per te tjera shifra financiare kemi folur me perpara, te tjera ishin te shkruara ne kontrate”, sakteson ai, duke pretenduar qe duhet te ulet edhe nje here ne tavoline e te bisedoje me presidentin Fushaj, por kete radhe me nje perkthyes korrekt, pasi edhe mund te kete keqkuptime. Dhe, deri sa te realizohet ky takim, ai ka vendosur te mos stervitet me skuadren, megjithese shton se deshira e tij eshte per te qene pjese e saj.

Sport Ekspres

Komentet