“Vllaznia do te vijoje normalisht pergatitjet per Kupen Intertoto dhe tekniku Josa do te jete ne detyren si trajner i saj, jo vetem per kompeticionin europian, por edhe per aktivitetin kombetar”
Nje vendim drastik, pse jo, edhe dashakeq, e kane quajtur shkodranet ate cfare ka vendosur Komisioni i Apelit ne mbledhjen e djeshme. Reagimi eshte shafqur dukshem pasdite, gjate stervitjes se Vllaznise, qe eshte ndjekur nga nje mase e madhe tifozesh. Nderkohe qe kryefjala e paradites ishte merkato, duke lakuar emrat e futbollisteve qe lidheshin me skuadren kuqeblu, pasdite gjithcka eshte fokusuar ne vendimin e Apelit, sidomos ne “ceshtjen Josa”, qe eshte dhe me e prekshme per Vllaznine. Themi keshtu, sepse, nese do te qendroje ne fuqi pezullimi gjashtemujor i Joses, qendrimi i tij ne krye te pankines shkodrane vihet ne pikpyetje te plote, cka kerkuan fansat ne kor: “Faleni Josen, ose e gjithe Shkodra do te jete ne Tirane, per te protestuar ndaj denimit, i cili eshte i padrejte dhe tendencioz, per te demtuar ate dhe Vllaznine”.
Indinjata e presidentit
I zemeruar dhe shume i indinjuar eshte shfaqur edhe presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj. Sipas tij, gjithcka eshte drejtperdrejt dashakeqe per skuadren shkodrane, qe vazhdon te trajtohet, jo si nje ekip i Superiores, por si nje armik i futbollit shqiptar. Megjithate, Fushaj ka besim se ankimimi i tyre mund te kete zgjidhje, nese drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit do ta trajtojne problemin si duhet. Fushaj i ben apel FSHF-se qe ta trajtoje ankesen e Vllaznise ne nje mbledhje te jashtezakonshme ne Komitetin Ekzekutiv, ku te analizohet me qetesi ankesa, sepse behet fjale per nje skuader te tradites, qe kerkon drejtesi dhe dashamiresi. “Une kam bindjen se FSHF do te gjeje mundesine dhe kohen e duhur, per te zhvilluar nje mbledhje te jashtezakonshme ne marrjen e nje vendimi ndryshe, pasi sipas rregullores nuk ka alternativa te tjera”, thote presidenti Fushaj. Duke shkuar me tej, presidenti shton: “Nese ceshtja nuk merr zgjidhje me nderhyrjen e Federates sone, atehere do te detyrohemi ta cojme ankimimin deri ne Lozane, pasi nuk kemi asnje alternative tjeter, me besimin se do te arrijme te fitojme te drejten tone”.
Josa do te vazhdoje punen
Ndersa flitet per vendimet e djeshme te Komisionit te Apelit, gjerat marrin udhe per te shkuar aty, ku u dhemb me teper shkodraneve, tek ecuria e skuadres se tyre, qe sapo nisi te formohej me grupin e titullareve, perfshire edhe trajnerin, i cili ishte i pari qe firmosi edhe per nje sezon kontaten. Pikerisht ne keto momente, vjen kjo goditje, e cila, sic eshte paralajmeruar, mund te sjelle te papritura te pakendshme ne ditet e mepastajme. Fjale eshte per qendrimin, apo jo, te teknikut Josa ne krye te pankines se Vllaznise, problem ky qe ka qene me i diskutuari ne qarqet shkodrane, ashtu sic edhe ka palajmeruar vete trajneri. Por, nje pergjigje konkrete per kete problem ka dhene numri nje i klubit Vlallznia, presidenti Fushaj, qe per “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Vllaznia do te vijoje normalisht pergatitjet per Kupen Intertoto dhe tekniku Josa do te jete ne detyren si trajner i saj, jo vetem per kompeticionin europian, por edhe per aktivitetin kombetar. Ne te njejten kohe, si klub do te vijojme te ndjekim te gjitha procedurat, ne kerkim te heqjes se denimit te trajnerit Josa”.
Sport Ekspres

Komentet