Ai kurre nuk ka qene nje tip problematik, madje eshte nder te paktet qe nuk konteston kurre gjyqtaret dhe qe gjithnje e gjen fajin e humbjeve te skuadra e tij dhe te vetvetja. Mirel Josa, sot pret, nese Komsioni i Apelit do te ndryshoje, apo jo, vendimin e Komisionit te Disiolines, qe e ka denuar me 6 muaj te mos drejtoje asnje skuader futbolli. Eshte i gatshem per te shpjeguar se perse ky vendim duket absurd.

- 6 muaj jashte pankines, duket e ekzagjeruar?

- Une them se nuk ka baze teknike si vendim. Ne ndeshjen e fundit kunder Tiranes jam irrituar dhe kete nuk e mohoj, por kurre nuk i kam thene lojtareve te linin fushen. Per ta ditur, ne Shkoder ate jave ka pasur shume tension per shkak te asaj qe ndodhi ne finalen e Kupes. Une kam qene iniciatori qe ne ndeshje te shkohej me skuadren e pare dhe po ju tregoj qe edhe kur ishim ne dhomat e zhveshjes dhe lame ndeshjen, insistoja qe te rifuteshim dhe te luanim.

- Por nuk e mohoni qe u irrituat?

- E kisha me skuadren e Tiranes. Njerezit mendojne se une nuk e dua Tiranen, por e dua me shume se disa bardheblu qe jane aty brenda. E kuptoja festen e tyre, vallet, fishekzjarret, por dollaret ne fushe ishin turp, turp i madh. Ishte e organizuar. Une i kerkova pjeses qe me do te Tirana qe ta ndalonin kete skene dhe ata nuk e ndaluan. E dija qe ka njerez qe nuk me duan te ajo skuader, por nuk besoja se miqte e mi do te vazhdonin.

- Po vendimi me pas?

- Nuk kam qene kurre probelmatik, vendimi eshte i ekzagjeruar, medje nuk ka baza. E para nuk kam urdheruar skuadren te lere fushen. Kjo eshte shume e shpjegueshme: une qe te nesermen mund te mos isha me teknik kuqeblu dhe nuk merrja do te gjithe kete pergjegjesi te penalizoja skuadren. Dhe kete e kam shpjeguar edhe ne ankimim.

- Keni pasur nje takim me shefin e Sektorit te Garave, Hito Hitaj per kete ceshtje?

- Po, dhe me te kam marredhenie shume miqesore. E vetmja gje qe i kam kerkuar komsionit isha te ballafaqohej me mua kur te merrej vendimi.

- 6 muaj aktive pa qene ne stol nuk jane pak...

- Nuk mund ta drejtoj skuadren shkodrane ne 14 jave kampionat nga tribuna, madje asnje skuader. Nese vendimi nuk ulet (nuk mjaftojne as 3 muaj) atehere nuk do te mund te drejtoj me asnje skauder.

- Po kerkoni nje forme apeli?

- Jo, nuk me prish asnje pune ne karrieren time. Une kam qendruar edhe 8 muaj pa rroge kur jam larguar nga Tirana, madje pa u paguar dhe ne formen qe te gjithe e dine. Nuk me shqeteson kjo gje.

- Megjithate sot do te kerkoni pafajesine?

- Sepse me duket me vend. Ajo ndeshja ka pasur skena me te turpshme se irritimi im, ate te dollareve. Une thjesht dua t’u sqaroj te gjitheve se ne ansje moment nuk urdherova skuadren qe te lere fushen.

Sport Ekspres

Komentet