Qe prej dites se djeshme, Vllaznia u ka dhene fund pushimeve, teksa angazhimi ne Kupen Intertoto ka imponuar grumbullimin e skuadres disi me heret, cka, ne nje fare menyre, nga ndonje futbollist, apo edhe drejtues i skuadres, nuk eshte pritur fort mire. Por ka krejt tjeter mendim presidenti Fushaj, sipas te cilit mbase do te ishte me mire sikur pergatitjet te kishin filluar qe ne diten e pare te qershorit ka tjeter mendim. Madje, ne prononcimin e tij, ai jo vetem qe e quan krejt te pranueshme fillimin e pergatitjeve per skuadren qe ai financon, por shton, se, ndoshta, do te ishte edhe me mire, sikur kjo pergatitje te kishin filluar qe me daten nje qershor.
“Kolosseo”, me nje paradite shume te ngarkuar
Hotel “Kolosseo”, gjate oreve te paradites se djeshme ka qene i mbipolluar, kur krahas frekuentuesve te zakonshem ka patur edhe futbolliste, te cilet prisnin te firmosnin me klubin Vllaznia, por edhe fansa, te interesuar per t’u njohur me te rejat e fundit rreth merkatos se kuqebluve. Megjithate, e gjithe kjo atmosfere mund te perkufizohej me thenien e njohur “shume zhurme per asgje”. Sigurisht, ne fokus te te gjitheve ka qene ceshtja “Sinani”, emri me i lakuar, prej te cilit shkodranet tashme presin te mbylle cdo gje me skuadren e qytetit te tij. Ne te vertete, ai eshte pare te qendroje gjate me presidentin Fushaj, por duket me teper per nje “kafe pune”, sepse “vula” nuk eshte vene akoma, edhe pse Fushaj ka perseritur se 90 perqindeshi i mundesive per perfshirjen e sulmuesit ne skuader mbetet ne fuqi. Madje, sic thuhet, gjerat per t’u bashkuar me kuqeblute jane te perfundura, vecse Sinani pritet te kete nje udhetim “flash” ne Zvicer, ku ka nje oferte, dhe mandej, per ne kampionatin shqiptar, eshte vetem i Vllaznise. Nderkohe, lojtare te tjere kane hyre ne zyren e Fushajt, si Kraja, Belisha, Kaci, Arsen Beqiri, Hoti, Ahi, malazezet Radusinovic e Vukcevic dhe ndonje tjeter, por, sipas burimeve, asgje nukeshte konkluduar.
Josa, mendjen tek Apeli
Kontigjenti i paket i titullareve, qe ishte rreshtuar perpara Joses dhe kolegeve te tij, Cungu dhe Dani, nuk e ka bere fort optimist teknikun shkodran. Edhe pse perpiqej ta fshehte pakenaqesine, dukej qarte qe, ndryshe nga sa e kishte parashikuar, ai kishte ne dispozicion vetem gjysmen e skuadres (Grima, Lici, Teli, Osja, te cilet kane qene te paret qe kane firmosur, dhe, se bashku me ta, blerja e vetme nga jabanxinjte, gjirokastriti Nora, por edhe Kraja i ardhur nga Greqia, si dhe Arsen Beqiri, nga Shkumbini). Te tjeret ishin pjesa e konigjentit te ri, ndersa mungonin, per arsye te angazhimit me kombetaren e U21, Lika, Tafili e Sukaj. Gjithsesi, duke biseduar me Josen, i cili eshte treguar optimist se gjithcka do te zgjidhet shpejt, meson se me teper mendjen e ka te Apeli, qe do te shqyrtoje denimin, qe i ka dhene Komisioni i Disiplines. Josa perserit se masa ndaj tij ka qene absurde, ndaj beson se Apeli do t’i vere gjerat ne vend.

Komentet