Per nje moment, shkodranet e kane harruar merkaton, per te cilen ishin jashte mase te interesuar, per te mesuar emrat e lojtareve te Vllaznise se re, dhe jane perqendruar ne ngjarjen me te fundit, e cila u erdhi si “peshqesh” te merkuren, kur Dispiplinori i FSHF﷓se ka ndeshkuar keqas kampin kuqeblu, duke krijuar nje klime aspak te pelqyeshme ne radhet e tyre. Ne kete menyre, pasi jane njohur zyrtarisht permes botimit ne shtyp te vendimit te Disiplinorit, sepse nje dite me pare e kishin vetem me te thena (edhe kjo nje pike me vete, jo vetem per tifozet, por edhe per drejtuesit e klubit, te cilet shfaqin pakenaqesine qe nuk njoftohen zyrtarisht ne te tilla raste), si zakonisht ne te tilla raste, fansat jane mbledhur prane selise se Klubit te Futbollit Vllaznia, ku kane percjelle edhe pakenaqesine e tyre ne lidhje me kete ceshtje. Por, per hire te se vertetes, duhet thene se nuk ka qene vetem masa e tifozeve qe eshte indinjiuar per kete problem, pasi rreth kesaj teme eshte folur kudo ne mjediset e qytetit verior. Ne kete ngjarje jane perfshire edhe njerez qe, ndoshta nuk e ndjekin aq afer ecurine e Vllaznise, gjithsesi, si pjese e ketij qyteti sportiv e ndiejne peshen e padrejtesise, qe sipas tyre i eshte bere skuadres kuqeblu.

Njeanshmeria e vendimit

Duke e ndjekur hap pas hapi ecurine e problematikes, qe shfaqi vendimi i Komisionit Disiplinor te FSHF﷓se, ne lidhje me masat e dhena ne adrese te kuqebluve, duhet thene se prononcimet per median, nga ana e drejtuesve te klubit shkodran si dhe te futbollisteve kane vijuar edhe gjate dites se djeshme. Keshtu, tre prej te ndeshkuarve, kapiteni Osja, Lici e Grima, sepse dy te tjeret, Kotrri dhe Bejzade, jane me pushime, nuk kane ngurruar ta quajne vendimin, sa absurd e te cuditshem, po aq edhe qesharak. Dhe, teksa marrin persiper te komentojne masat e dhena nga Komisioni i Disiplines, qe sipas tyre jane tejet te padrejta, ata theksojne se kurrsesi nuk duhet te shkonte deri ne kete pike. “Ne nuk ishin te motivuar per ta prishur festen e Tiranes, aq me teper te shkonim deri ne ate veprim, qe te braktisnim fushen, sepse, po te ishte ashtu, nuk do te dilnim te luanim me formacionin me te mire, por me lortaret e rinj, ashtu sic beri Tirana ndaj Teudes nje jave me pare, ne Durres”, thone ata. Mandej, gjithcka ia lene ne “preher” arbitrit, i cili e konsideroi te rregullt ate gol, te shenuar ne menyre flagrante me dore, por dhe provokimit te hapur qe futbollistet e Tiranes i bene skuadres shkodrane ne fushen e lojes, me ate festim duke hedhur kartmonedha te huaja, cka nuk kishte ndodhur kurre me pare gjate nje ndeshjeje futbolli Duke u ndale tek dollaret e hedhur ne fushe, te gjithe njezeri ndajne te njejtin mendim, kur thone se me ate demostrim, Tirana, krejt pa doreza e pranoi se edhe kampionatin e ka fituar permes tyre. Sidoqofte, futbollistet e ndeshkuar e quajne veten te ofenduar nga ana e Komisionit te Disiplines, per masat e denimit te dhena ne adrese te tyre, qofte edhe per faktin se jane vecuar nga te tjeret. “Cfare kishim ne me teper se te tjeret?”, ngrejne zerin protestues ata, duke vene ne dukje se, per te verifikuar kete, fare mire mund te shikohen edhe sekuencat filmike. Ata nuk hezitojne te bejne edhe krahasime me peshen e rasteve te tjera, te ndodhura ne kampionatin shqiptar, duke marre si shembull teknikun Gezdari, i cili, edhe pse goditi ne menyre publike gjyqtarin e ndeshjes, u denua me vetem dy ndeshje pezullim.

Shpresat te Apeli, pastaj ne UEFA

Gjithsesi, edhe pse masat e dhena ndaj trajnerit dhe futbollisteve, por te klubit, drejtuesit e Vllaznise vazhdojne t’i quajne “te padrejta, te qellimshme dhe te njeanshme”, ata shprehen se nje gje te tille nuk do ta lene me kaq. Krahas nje takimi qe do te organizojne ne ekzekutivin e futbollit shqiptar (FSHF), per te kerkuar arsyet e verteta qe e cuan komisionin per te marre keto masa ekstreme ndaj Vllaznise, do te arkivojne ankimimin prane Komisionit te Apelit, sipas rregullores, me shprese se nga ana e tyre do te analizohet me qetesi dhe maturi, per te zbutur masat e dhena nga Disiplinori. Por, nderkohe, drejtuesit e Vllaznise theksojne qe, ne rast se kerkesat e Vllaznise nuk do te merren parasysh ne Apel, dosja e Vllaznise, se bashku me kaseten e pamjeve filmike te ndeshjes, do te kaloje ne UEFA. Ne rast se edhe aty nuk do te arrihet te merret pergjigja e duhur, kerkesat e klubit kuqeblu, per ta shqyrtuar kete problem, do te vijojne edhe ne instanca te tjera edhe me te larta.

Sport Ekspres

Komentet