Vllaznia e sezonit 2007 2008 ka filluar gradualisht të konturohet dhe kjo duket qartë nga lëvizjet e presidentit Fushaj. Pasi ka mbaruar punë pikësëpari me kapitenin Osja, me të cilin ka firmosur i pari për sezonin e ri, të njëjtën gjë ka bërë mbrëmjen e së martës edhe me mbrojtësin Teli. Ai ka qenë i dyti që ka hedhur firmë në kontratën e re, ndërkohë që dje paradite kanë bërë të njëjtën gjë edhe Lici e Grima. "Sapo firmosa edhe me dy lojtarë të tjerë, pikërisht me Licin dhe Grimën, dhe tashmë numri i lojtarëve me kontratë po vjen duke u rritur.
Ata do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme dhe besoj se kemi për të sjellë në skuadër lojtarët e duhur,"ka thënë dje në drekë presidenti Fushaj. Po ashtu konfirmohet fakti se ka pasur kontakte të presidentit Fushaj edhe me mesfushorin Belisha, të cilit i ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër për sezonin e ri. Pas treshes së parë, në radhë për të biseduar dhe firmosur me presidentin Fushaj janë tashmë edhe Ahi e Hoti, lojtarë të tjerë shkodranë që pritet ta plotësojnë numrin e tyre, ashtu siç kanë pretenduar vetë drejtuesit e klubit për të pasur një skuadër me futbollistë kryesisht vendës.
Pa harruar këtu edhe faktin që të rinjtë e tjerë, Sukaj, Lika, Cani, Tafili e Bishani, kanë kontrata me klubin dhe në këtë mënyrë skuadra plotësohet edhe më tepër. Ndërkohë pritet që deri në fund të kësaj jave të mbyllet punë edhe me Sinanin dhe Kaçin, ndërkohë që një emër tjetër mund të jetë edhe ai i Ilir Dibrës. Kaq sa u takon futbollistëve shkodranë, ndërkohë që me "jabanxhinjtë" puna e kontratave do të fillojë të bisedohet javën që vjen. Këtë e ka thënë dje vetë numri një i klubit, ndërkohë që dy emrat e parë janë ata të Dabullës dhe Klevis Dalipit. Po ashtu, trajneri Josa ka kërkuar të ketë sërish në skuadër mbrojtësin malazez Vukçeviç, megjithatë problemi i këtij lojtari do të diskutohet në ditët e ardhshme, sepse atij i duhet të zgjidhë një kontratë që ka me Buduçnostin.
Sakaq, sa u takon dy emrave të piketuar për t'u veshur kuqeblu sezonin e ri, pikërisht Sinës dhe T.Osmanit, gjërat duket se janë ftohur në kampin shkodran. Kjo sepse i pari nuk e vë ofertën e Vllaznisë në plan të parë, por atë të Tiranës, ndërkohë që i dyti e sheh shumë të mundimshëm udhëtimin drejt Shkodrës. Duke qenë kështu, drejtuesit e këtij klubi po shikojnë mundësinë e heqjes dorë nga pista të tilla, duke kërkuar njëkohësisht të tjerë lojtarë, emrat e të cilëve kanë filluar të përmenden së fundi nga ata. Për një gjë duket se duhet të jenë të sigurt të gjithë: Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të jetë shumë më e fortë se ajo e sezonit që shkoi. Këtë e ka premtuar dje vetë presidenti Fushaj, që ka dashur të sigurojë të gjithë tifozët kuqeblu për këtë gjë. "Gjërat mendoj se i kemi nisur mbarë dhe jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar atë ekip që dëshirojmë. Për një gjë duhet të jenë të sigurt të gjithë: Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të jetë një skuadër që do të jetë pretendentja kryesore për titullin kampion."