Mes tij dhe presidentit Fushaj edhe dje ka pasur biseda telefonike dhe kësisoj duket qartë se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë. Megjithëse numri një i klubit ka thënë se shanset janë 90 për qind që Josa të vazhdojë të jetë trajner i Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm.

Ky i fundit nuk është dukur shumë entuziast në fjalët e tij. Madje ka kërkuar të jetë shumë i qetë dhe njëkohësisht edhe i matur në ato që ka deklaruar. "Mund të them vetëm se me presidentin Fushaj e kemi lënë të takohemi të shtunën për të biseduar edhe një herë tjetër dhe do të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Ajo që dua të deklaroj unë është se, nëse biem dakord që të vazhdojmë bashkëpunimin, do të kërkoj që respekti, marrëdhëniet dhe raportet të jenë reciproke mes palëve, në mënyrë që të gjithë të kemi një pikësynim në punën tonë.

Por nëse nuk ndodh kështu, pra nuk biem dakord, unë sërish do t\'i falënderoja të gjithë ata që punuan me mua këtë periudhë, madje do të thosha se kam mbetur shumë i kënaqur nga periudha që kalova në Shkodër, teksa mora edhe vlerësimet më të mira nga një qytet i tërë. Megjithatë, e përsëris, që dëshira është për të vazhduar këtë punë, por të shohim si do të rrjedhin ngjarjet të shtunën," është shprehur ai. Nga ana tjetër, gjithnjë nëse presidenti Fushaj vendos për kandidaturën e tij, Mirel Josa ka dëshirë të bëjë publike edhe një kërkesë të tijën, kur thotë: "Nëse vendosim të vazhdojmë punën, do t\'i kërkoj presidentit Fushaj që të gjitha lëvizjet në emërimet e stafit apo njerëzve të tjerë që kanë lidhje me skuadrën, të bëhen pasi të merret mendimi im, sepse do të jem unë njeriu që do të përgjigjem më pas për rezultatet e skuadrës."
 

Komentet