Eshtë shtyrë për të shtunën shpallja e emrit të kreut të stolit shkodran, pasi pozitat e Josës janë lëkundur
Ishte menduar që gjithçka të mbyllej dje, por nuk ka ndodhur kështu. Vllaznia ende nuk e ka përzgjedhur trajnerin e saj të ri dhe pozitat e Mirel Josës janë lëkundur në këtë drejtim. Deri para disa ditësh mendohej e sigurt firmosja e një kontrate të re mes palëve, por tashmë që sezoni ka përfunduar, asgjë të re nuk ka në këtë drejtim. Trajneri kryeqytetas prej dy ditësh ka qenë në Shkodër dhe si rrjedhojë ka dashur të mbyllë gjithçka me presidentin Fushaj, qoftë për një përgjigje pozitive për vazhdimin e punës, qoftë edhe negative për t'u përshëndetur dhe larguar. Megjithatë, paraditja e djeshme ka qenë shumë e ngarkuar me takime, teksa në ambientet e hotel "Colosseut", që është pronë e presidentit, janë parë shumë pjesëtarë të skuadrës, futbollistë, i gjithë stafi drejtues, por edhe drejtues të tjerë të klubit. Temat e bisedave kanë qenë të ndryshme, teksa ata ishin të ulur në shumë tavolina.
Ajo çfarë diskutohej mbi të gjitha kishte të bënte me të ardhmen e skuadrës. Disa prej futbollistëve pyesnin trajnerin e tyre për të ardhmen, nëse kishte firmosur apo jo. Kjo ka qenë kryefjala e të gjitha bisedave dhe, megjithatë, asnjë përgjigje nuk është marrë nga Josa, sepse deri në drekë nuk ishte takuar me presidentin e klubit. Ky i fundit një ditë më parë kishte deklaruar se dje, në orën 13:00, do të dilte në një konferencë shtypi, ku do të prezantonte stafin e ri, njëkohësisht edhe disa emra të rinj funksionarësh të klubit. Megjithatë, kjo gjë nuk u bë dje dhe vetë Fushaj ka deklaruar se ky prezantim do të bëhet ditën e shtunë. Pas këtij prononcimi, bëhet e ditur se numri një i klubit shkodran është takuar me Josën dhe kanë filluar të bisedojnë rreth kontratës së re. Nga sa merret vesh, dje nuk ka përfunduar asgjë dhe pas këtij takimi trajneri është larguar sërish drejt Tiranës për t'u kthyer mbase ditën e shtunë, kur do të bëhet prezantimi. Por sakaq nuk është çudi që trajneri, i cili drejtoi kuqeblutë deri të shtunën e kaluar, të mos jetë më në drejtimin e Vllaznisë.
Një gjë e tillë është konstatuar dje edhe në bisedat me pjesëtarët e skuadrës, teksa kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë si kandidatë të mundshëm për vendin e trajnerit të ekipit shkodran. Një gjë e tillë mbase është realitet, duke pasur parasysh faktin se ditët e fundit është vërejtur njëfarë ftohtësie në marrëdhëniet Fushaj Josa. Vetë presidenti nuk ka pasur dëshirë të komentojë gjë ditën e djeshme në lidhje me këtë çështje, duke u mjaftuar me faktin se emri i tij do të merret vesh ditën e shtunë. Ende nuk është shumë e qartë pse është zgjedhur kjo ditë, kur fare mirë prezantimi mund të bëhej që dje, siç u paralajmërua, por mbase kjo ditë është e lidhur me ndonjë fakt tjetër. Megjithatë, Josa dje ka lënë Shkodrën për të udhëtuar drejt kryeqytetit, por "bileta" e tij duket se është vajtje ardhje, ngaqë të shtunën ai ka thënë se do të jetë sërish në këtë qytet.