Vllaznia në javët e fundit nuk ka pasur një ecuri të mirë. Katër javë pa fitore dhe prej kohës e "salduar" në vendin e tetë në tabelën e renditjes.
Që përkthehet me ndeshje shtesë me një nga skuadrat e vendit të dytë në Kategorinë e Parë (nëse shkodranët mbajnë këtë pozitë deri në fund), tregojnë se kuqeblutë janë larg pritshmërive.
Por, Vllazninë edhe në këtë pjesë të dytë të sezonit vazhdojnë që ta ndjekin terset e dëmtimeve, e sidomos mungesat në repartin e mbrojtjes. Nga sa bëhet e ditur do të jenë në dyshim për të qenë gati ndaj Luftëtarit, dy titullarë shumë të rëndësishëm. Filip Gligorov dhe Erdenis Gurishta. Por jo vetëm. Bëhet fjalë edhe për Renato Malotën, një pikë e rëndësishme.
Por ka rikthime në grup. Shtubina e Dajan Shehi janë gati. Trajneri Mirsad Jonuz po përpiqet që ndaj bluzinjve, ku edhe synon vetëm 3 pikët të hedhë në fushë një skuadër solide që të rikthehet te fitorja, në mënyrë që të mos ndërlikojë edhe më pozitat në tabelën e renditjes.

VipSport