Pas asaj fitore teper te rendesishme qe Vllaznia mori kunder Kukesit trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka lene Shkodren duke udhetuar drejt Katarit, ku po merr pjesë në një samit botëror të titulluar “Performanca e Futbollit dhe shkenca” dhe organizohet nga “Aspire Academy”. Ai është ftuar në këtë samit nga drejtuesit e kësaj Akademie, për të qenë i pranishëm bashkë me shumë personalitete të tjera të futbollit botëror dhe përfaqësues të shumë klubeve dhe federatave nga vende të ndryshme.
Jonuz ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit tonë këtë javë dhe ka udhëtuar drejt Dohas se Katarit për të marrë pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ku në rolin e lektorëve janë emra të tillë si Mauricio Pochettino, Felix Sanchez, Hernan Crespo, Heimir Hallgrimsson, Slavisa Jokanoviç ,Samuel Eto etj. Nderkohe mesohet se maqedonasi Jonuz po ashtu, ka zhvilluar edhe shumë takime duke biseduar për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me Vllazninë.
Jonuz ne samit me tranjerin e Tottenham
Pas asaj fitore teper te rendesishme qe Vllaznia mori kunder Kukesit trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka lene Shkodren duke udhetuar drejt Katarit