Tashme gjithcka eshte gati per supersfiden e javes se 7-te te Superliges Shqiptare, ku ne oren 17:00 ne "Elbasan Arena" do te startoje derbi i veriut mes Kukesit dhe Vllaznise.
Ndonese ne kushte jo te barabarta, ku objektivat mes dy klubeve jane te ndryshme, sfida prite te jete mjaft e bukur dhe e forte . Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte i bindur qe do te dale me nje rezultat pozitiv nga ky takim . Maqedonasi ka projektuar edhe formacionin e kesaj ndeshje ku pritet qe skuadra te jete e plote dhe formacioni i mundshem i kuqebluve mund te jete: Sherri , Gurishta , Shehi,  Malota, Gligorov, Krymi, Hygor, Ramadani,Lika , Shtubina dhe Kruja.
Mesohet se skuadra ka zhvilluar dje paradite seancen e fundit stervitore rreth 60 minuta kryesisht e perqendruar ne aspektin taktik, nderkohe pas mesdite ekipi eshte nisur drejt Elbasanit per te qene atje 24 ore para takimit.

Komentet