Pas nje kohe te gjate rikthehet te luaje nje ndeshje zyrtare mesfushori shkodran Florind Bardulla. Megjithse pak minuta ne fushen e lojes ne takimin e fundjaves perballe Teutes, por sinjalet ishin pozitive. Me eksperiencen dhe grinten qe e karekterizon arriti te kontribuoje per skuadren ne nje sfide mjaf delikate ku shkodranet luajten pothuajse nje pjese loje me 10 futbollist pas daljes me te kuqe te Ramadanit.
Demtimi qe e la jashte fushave per rreth nje vit natyrisht qe ka ndikuar tek forma sportive por me sa duket nr 7 i Vllaznise e ka hedhur pas shpine ate periudhe duke u bere nje element i rendesishem i kuqebluve. Ndonese mesfusha eshte nje nga repartet me me shume rivalitet tek Vllaznia, Bardulla duket i gatshem per te lufuar per nje vend ne formacionin e maqedonasit Mirsad Jonuz.
Florind Bardulla eshte i datelindjes 1992 dhe eshte pjese e kuqebluve qe nga sezoni 2010 - 2011. Nderkohe Bardulla ka kaluar edhe nje eksperience te shkurter ne sezonin 2014 -2015 si pjese e Teutes se Durresit vetem ne fazen e pare.

Komentet