Vllaznia eshte gati per sfiden me Teuten . Keshtu u shpreh trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ne konferencen per shtyp dhene mesditen e sotme ne ambjentet e Bashkise se Shkodres . Nderprerja e kampionatit per rreth nje jave dhe ndeshja miqesore zhvilluar me Velecikun , kane ndihmuar teknikun maqedonas per konsolidimin e skuadres ne prag te sfides me bregdetaret .
Nderkohe Jonuz thekson se e njeh mjaftueshem kundershtarin pasi ka zhvilluar edhe nje miqesore gjate fazes pergaditore te gushtit dhe shpreson qe te marre nje rezultat pozitiv ne kete transferte . Stervitja e fundit qe do zhvillohet sot pasdite do te jete ajo qe do vendos edhe per formacionin , ku lajme jo te mira vijne nga mesfusha. Krymi nuk do te jete ne fushe per arsye demtimi gjithashtu ne dyshim eshte edhe aktivizimi i mbrojtesit maqedonas Gligorov dhe i mesfushorit brazilianit Emerson , te cilet vijojne te shfaqin problem me demtimet .
Dileme per teknikun e Vllaznise do te jete dhe lojtari qe do te jete nga minuta e pare ne majen e sulmit pasi sipas maqedonasit ka nje balotazh mes Ederson dhe lezhjanit Zogaj . Ne fund te intervistet Mirsad Jonuz ka nje thirje nga te gjithe per te qene ne mbeshteje te ekipit kuq e blu per ndertimin e skuadre sa me kompetitive ne kete kampionat .
Vllaznia me mungesa ndaj Teutes
Vllaznia eshte gati per sfiden me Teuten . Keshtu u shpreh trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz
Komentet