Enea Jorgji ky gjyqtar qe po luan me djersen e Vllaznise. Natyrisht që për Vllaznine nuk ishte ndonjë gjë e re sjellja e tij ne sfiden e se shtunes ne “Loro Borici” perballe Tiranes sepse ai e ka dëmtuar sistematikisht ekipin shkodran.
Gjyqtari Jorgji i cili mban edhe stemen e FIFA-s penalizoi Vllazninë me mohimin e dy penalltive, njëra nga të cilat u pranua dhe nga vetë trajneri i ekipit kundërshtar dhe të gjithë specialistët në studiot sportive. Gjithashtu, ne minuten e 68 te ndeshjes ai nuk dha kartonin e dyte te verdhe per Hoxhallarin.
Gjatë gjithë ndeshjes, sjellja arrogante e arbitrit ishte provokuese dhe në dëm të garës e rezultatit të saj, rezultat i cili nuk reflektoi atë që u tregua në fushën e blertë. Arbitrimi i Enea Jorgjit , solli një rezultat aspak të merituar për Vllazninë.
Kujtojme qe pak vite me pare ky arbiter eleminoi Vllaznine nga Kupa e Shqiperise ne takimin me Teuten duke i dhene nje 11-metersh te pa qene dhe duke favorizuar ekipin durrsak.
Enea Jorgji si per ironi te fatit e ka nisur karrieren e arbitrimit ne vitin 2009 ne ndeshjen Vllaznia - Bylis qe ka perfunduar ne barazim 0-0 . Ndersa qe prej vitit 2012 ai eshte arbiter I FIFA-s .
Duke nisur nga gjitha keto pa drejtesi qe Jorgji po ben ne dem te kuqebluve duhet të shoqërohet me heqjen e stemës që mban pasi ky arbiter nuk po i sherben futbollit shqiptar. Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për Enea Jorgjin dhe arbitrimet e tij skandaloze.