Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares Hamdi Salihi shpreh shqetësimin për pamjet e ndeshjes Vllaznia-Tirana pasi nuk ishin ato që kishte dashur të shihte në duelin e se shtunes ne Loro Boriçi.
Salihi vlerëson Vllazninë për menyren e të luajturit deri ne momentet e pësimit të golava. Ai thekson se kuqeblutë e kanë ndërtuar ekipin në kohë rekord dhe u duhet të pranojnë situatën siç është e të rriten pak nga pak. Ndërsa përsa i përket incidenteve Salihi shton se reagimi i tifozëve erdhi për gjendjen që po kalon Vllaznia më shumë se ndaj vendime të gjyqtarit Enea Jorgji .
Unë e shoh më shumë si reagim, një shfryrje të inatit për momentin që po kalon klubi, ekipi, më shumë se një situatë që nuk ka dhënë arbitri. Vetëm tifozët i kanë mbetur gjithmonë klubit, ndoshta nuk e pranojnë gjendjen ku janë dhe kjo është mënyrë e gabuar e të shprehurit”, tha në “Rubrika Sportive“ ne Rtsh ish-sulmuesi.

Komentet