Pak ore na ndajne nga supersfida mes Vllaznise dhe Tiranes ose sic quhet ndryshe ‘Klasikja’ e kampionatit shqiptar.
Ne tapetin e “Loro Boricit “ do te zbresin dy skuadrat me te vjetra dhe qe i kane dhene tonin futbollit shqiptar.
Statistikat flasin per 179 ndeshje ne total qe keto dy skuadra kane zhvilluar, ku Vllaznia ka 56 fitore kundrejte 77 te Tiranes, ndersa 46 takime kane perfunduar ne barazim golavarazhi flet per ekipin bardhe e blu ku ka shenuar 238 gola ndersa Vllaznia 198 gola.
Ndeshja e pare mes dy ekipeve eshte luajtur ne tetor te 1920 ne nje ndeshje miqesore aty ku nisi edhe historia futbollistike e dy skuadrave.
Klasikja e fundit do te mbahet mend gjate per ate cka solli edhe renien per heret te pare te kryeqytetasve ne nje kategori me poshte. Nje vite me vone te njejtin fat pati edhe ekipi kuqeblu, ndaj prej dy vitesh i mungon kjo supersfide tifozerise se zjarrte te dy qyteteve.