Ditën e sotme do të nisë edhe java e tretë e Kategorisë Superiore , në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, në orën 19:00 do te zbresin ne fushe 33 tituj .Bëhet fjalë për sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës dy skuadrat me te vjetra te futbollit shqiptar. Një ndeshje e cila i ka munguar Superiores në këto dy vitet e fundit, për shkak se të dyja klubet provuan edhe shijen e hidhur të Kategorisë së Parë.
Megjithatë, tashmë janë rikthyer me objektivin për të rimarrë sërish vendin që iu takon. Të dyja skuadrat në këtë sfidë vijnë në kuotën e katër pikëve, ndërsa ende nuk kanë pësuar golin e parë për këtë sezon. Sa i përket formacionit te Vllaznise , shkodranët me në krye Mirsad Jonuz nuk pritet të ndryshojnë nga java e kaluar. Kuqe blute do te zbresin ne fushen e lojes me kete formacion :Sherri ,Shtubina ,Shehi ,Malota ,Gurishta ,Krymi ,Hygor , Kruja ,Lika ,Emerson dhe Zogaj .
Nderkohe qe parashikohet qe impianti Loro Borici te jete i tejmbushur per vete historine qe keto dy skuadra kane dhene nder vite. Gjithashtu pritet qe te kete nje numer te shtuar te uniformave blu per te kontrolluar dy tifozerite dhe per te shmangur cdo incident te mundshem.
Gjithcka gati per klasiken, zbulohet formacioni i Vllaznise
Ditën e sotme do të nisë edhe java e tretë e Kategorisë Superiore , në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, në orën 19:00 do te zbresin ne fushe 33 tituj