Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz vlereson ne maksimum ndeshjen e neserme ku Vllaznia do te kete perballe skuadren kryeqytetase te Tiranes. Ai theksoi se i njeh mjaft mire keto ndeshje qe cilesohen "Derbi" pasi kane nje rendesi te vecante per vete faktin qe ndeshen dy skuadra me shume histori dhe qe i kane dhene tonin futbollit shqiptar.
Tekniku i shkodraneve gjate konferences per mediat diten e sotme ne prag te sfides kunder bardhebluve deklaron se kuqeblute jane gati per kete takim. Mungesa e vetme do te jete mbrojtesi maqedonas Fillip Gligorov qe u demtua ne ndeshje e pare kunder Laçit. Nderkohe qe nje lajm i mire eshte rikthimi i mesfushorit Behar Ramadani i cili vjen pas nje demtimi qe e la jashte fushave per rreth 4 jave . Kujtojme qe "Klasikja" e futbollit Vllaznia -Tirana do te luhet neser ne oren 19:00 ne stadiumin "Loro Borici".
Jonuz: I njoh mire ndeshjet derbi
Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz vlereson ne maksimum ndeshjen e neserme ku Vllaznia do te kete perballe skuadren kryeqytetase te Tiranes