Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ja arrin qellimit edhe ne Ballsh duke dale me nje pike ne barazimin pa gola ndaj Bylisit . Tekniku i shkodranëve, vlerëson ekipin e tij, dhe deklaron se ky barazim është shumë i rëndësishëm për skuadrën gjithashtu dhe fitorja me Laçin jane nje hap i madh. Nderkohe qe tekniku maqedonas shpreh shqetesimin edhe per kalendarin e superliges ku Vllaznia do te luaje tre takime ne nje jave.
“Skuadra ka dhene maksimumin në këto dy ndeshje, është shumë e lodhur, nuk është normale të luajmë pas dy ditësh me Tiranën, është shumë e vështirë. Dy herë kanë luajtur në 4 të pasdites dhe të shtunën luajmë me Tiranën dhe kalendari është i vështirë. Por besoj se lojtarët do të bëjnë maksimumin me Tiranën, në stadiumin tonë do të fitojmë. Mendoj se fitojmë psikologji pozitive për të ardhmen. Tekniku i Vllaznise ka besimin se te shtunen ne mbeshtetje te skuadres ne stadiumin “Loro Borici “ do te jete dhe nje numer i larte te tifozerise shkodrane .
Jonuz: Jam i kenaqur me skuadren
Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ja arrin qellimit edhe ne Ballsh duke dale me nje pike ne barazimin pa gola ndaj Bylisit .