Vllaznia ka nisur menjehere pergatitjet per sfiden e javes se dyte te kampionatit qe do te luhet kete mesjave.
Shkodranet do te udhetojne drejt Ballshit per tu ndeshur me skuadren e Bylisit dhe objektivi i vetem do te jete marrja e tre pikeve. Megjithese ndeshja hapese e ketij sezoni ishte mjaft e mire per Vllaznine nga ky takim dolen te demtuar disa futbollist.
Keshtu Ardit krymi, Fillip Gligorov, Hygor kane lene fushen te demtuar ndersa portieri Alen Sherri eshte aktivizur me problem gjate lojes. Situata duket shqetesues pasi keto futbollist gjate seancave stervitore kane bere stervitje te diferencuar. Ndersa mesohet se shkallen me larte te demtimit e ka mbrojtesi maqedonas Fillip Gligorov i cili ka pesuar nje demtim ne kavilje dhe me shume gjasa nuk do te jete pjese e formacionit ne sfiden me ballshiotet.
Ne keto rrethana ne krahun e majte te mbrotjes pritet te luaj Samet Ruqi, qe mund te jete dhe ndryshimi i vetem ne formacionin per neser, pasi pjesa tjeter e titullareve  pritet te jete ajo si ne ndeshjen me Laçin.

Komentet