Zbulohet se kush është mbrojtësi i majtë afrikan që mund të afrohet tek Vllaznia. Bëhet fjalë për Godfrey Walusimbi.
30 vjeçari ka një karrierë të pasur në CV e tij, ku ka veshur fanellat e SCV Kampala, Bunamëaya FC, CS Don Bosco, Vipers SC dhe Kaizer Chiefs. Gjithashtu, mbrojtësi i linjës së majtë ka përfaqësuar në 93 takime edhe kombëtaren e Ugandës. Vlen të theksohet se Walusimbi, dy vite më parë ishte kërkuar nga trajneri i Tiranës, Ze Maria, por negociatat u mbyllen ende pa nisur mirë. Fakti që është një lojtar i lirë e bën Walusimbi një kandidat të fortë për të firmosur me Vllazninë, e cila synon që të arrijë objektivat madhorë këtë sezon, mbijetesën dhe zonën Europiane.
Zbulohet emri i mbrojtesit afrikan
Zbulohet se kush është mbrojtësi i majtë afrikan që mund të afrohet tek Vllaznia.
Komentet