Skuadra shkodrane nuk do ta neglizhojë aspak ndeshjen e Kupës ndaj Burrelit që do të zhvillojë pasditen e sotme në këtë qytet. Këtë e tregon më së miri fakti se me ndonjë përjashtim të vogël, në dispozicion të stafit teknik do të jenë thuajse të njëjtët lojtarë që kanë qenë edhe në ndeshjen e kampionatit ndaj Korabit. Trajneri Lika ka dëshirë që t’i paraprijë ndonjë të papritur të pakëndshme dhe për këtë arsye, me shumë mundësi do të hedhë në fushë disa nga lojtarët titullarë që luajtën edhe të shtunën dhe përpos tyre edhe ndonjë nga ata që kanë qenë në pankinë.
â₉€Â¹Objektivi është marrja e një rezultati pozitiv që në këtë takim të parë në mënyrë që kualifikimi të mos jetë asnjë problem në sfidën e dytë që do të luhet pas dy javësh në Shkodër.

 

 

Komentet