Nje dite me pare ne media te ndryshme ka qarkulluar lajmi se mbrojtesi i Vllaznise Erdenis Gurishta eshte shume prane nenshkrimit me ekipin e Laçit. Por ne fakt ky futbollist duket se nuk do te largohet kollaj nga kuqeblute. Ju komunikojme se futbollisti Gurishta edhe per nje vit, eshte nen kontrate me Vllaznine.
Po ashtu, behet e ditur se “pavaresisht ofertave qe çdokush mund te kete, Klubi nuk ka marre asnje kerkese zyrtare, te cilat do te shqyrtohen rast pas rasti dhe ne interes te Vllaznise fillimisht por edhe lojtarit. Sipas Statutit, Rregullores dhe kontratave te nenshkruara, jane vetem Administratori dhe Keshilli Mbikqyres qe marrin ne shqyrtim ofertat qe mund te vijne”.
Drejtuesit e klubit po punojne per nje riorganizim sa me te shpejte te skuadres dhe padyshim qe baza e saj do te jete ajo me lojtaret qe jane nen kontrate, duke synuar edhe perforcime te tjera per te realizuar ringritjen ne eliten e futbollit shqiptar brenda sezonit por edhe objektiva te tjera qe do te shpallen ne momentin e duhur.
Komentet