Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Ernest Gjoka nga drejtimi i Vllaznisë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që kishin besim se tekniku do të mbyllte këtë sezon futbollistik me shpresën e arritjes së mbijetesës. Edhe pse jo zyrtarisht, përfaqësues të klubit kuqeblu kanë reaguar në lidhje me këtë çështje.
“Dorëheqja e trajnerit Gjoka ka qenë e papritur, për më tepër në një moment kaq delikat, ku skuadrës i zbehen shanset për të mbijetuar. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me një vendim për trajner të ri. Sot do të vendosim se kush do ta drejtojë skuadrën në dy javët e mbetura”, kanë thënë drejtuesit e klubit shkodran. Me sa duket, vendimi i trajnerit ka qenë i padiskutueshëm dhe u ka mbyllur çdo shteg drejtuesve për të negociuar edhe njëherë tjetër në lidhje me të ardhmen, të paktën për të mbyllur këtë sezon futbollistik. Gjithsesi, tashmë drejtuesit duhet të përcaktojnë edhe emrin e trajnerit të ri për dy javët e mbetura.
â₉€Â¹Alternativë për t’u ulur në stolin e ekipit në këto dy përballje është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që ka bërë një punë të mirë te skuadra e dytë. Kraja ishte dje i pranishëm në stadium, ku ndoqi nga afër përballjen ndaj Partizanit.
Komentet