Pika në Vlorë ka vlera për Vllazninë, edhe pse ishin të gjitha mundësitë për t’u kthyer me 3 pikë nga ajo transfertë, ku shkodranët pësuan golin e barazimit në minutën tretë shtesë.
Pozitat e Vllaznisë janë komplikuar nga fitorja e Teutës në fushën e Partizanit, pasi durrsakët e kanë barazuar me pikë dhe falë rezultateve në ndeshjet direkte, qëndrojnë para tyre në renditje. Me renditjen aktuale Vllaznia është e rënë nga Superiorja, por ka shansin e qartë që të mërkurën të lërë pas Kamzën. Kundërshtari i radhës qëndron dy pikë përpara në tabelë dhe një fitore e mundshme në “Loro Boriçi” do ta sillte parakalimin e Kamzës nga Vllaznisë. Në këtë situatë, kjo ndeshje ka marrë rëndësinë e veçantë të finales së sezonit, pak a shumë se ndeshja e sezonit të kaluar me Tiranën, edhe pse nuk është java e fundit e kampionatit. Kuptohet që trysnia mbi skuadrën kuqeblu është shumë e madhe dhe trajneri Ernest Gjoka ka vendosur ta “izolojë” grupin e futbollistëve, duke e mbajtur larg presionit që ndihet në çdo ambient të qytetit verior.
akti që Vllaznisë i duhet patjetër fitorja ndikon në psikologjinë e futbollistëve, të cilët duhet të lirohen nga emocionet negative dhe drejtuesit janë gati ta mbajnë skuadrën të grumbulluar këto dy ditë. Përkrahja e tifozëve mund ta ndihmojë skuadrën shkodrane të mposhtë Kamzën, por është edhe “thikë me dy presa”, pasi mund të ndikojë edhe negativisht, duke i ngarkuar më shumë ata emocionalisht. Është detyrë e stafit që ta përgatisë si duhet këtë ndeshje, ku fitorja është e domosdoshme.
VipSport