Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme, teksa tha se është koha për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësitë e këtyre dy humbjeve radhazi, që mund t’i kushtojnë shtrenjtë shkodranëve.
Pritej reagimi sot, por sërish nuk dolët në lojën tuaj ndaj Luftëtarit…
Ishte një ndeshje shumë e keqe, që ndoshta është edhe faji im, që nuk arrita ta organizoj dhe mobilizoj si duhet skuadrën. Kur gjërat shkojnë keq, është gjithmonë e vështirë për të ndryshuar situatën. Mendoj se është një moment reflektimi. Nuk dua të komentoj rastet e dyshimta, pasi nuk duhet ta kishim lënë ndeshjen të varej nga këto momente.
Minutat e para Vllaznia më kërkuese, me zbritjet e Likës, por edhe traversa. Më pas, ekipit i humbi besimi dhe nuk di më të reagojë…
E vërtetë, ky është i gjithë problemi. Nuk dimë të reagojmë, nuk kemi forcë të ringrihemi. Në një moment që nuk na shkojnë gjërat mirë, futemi në stres, dhe them që është përgjegjësia ime, që nuk e kam motivuar më mirë këtë grup.
Është një moment reflektimi ky, mund të ndryshojë diçka në të ardhmen? Folët disa herë për lojtarët me eksperiencë në konferencën para ndeshjes. A ua shpërblyen sot ata?
Është momenti për të relfektuar. Mendoj se është problemi im, që nuk kam mundur ta motivoj si duhet skuadrën.
Momentet e diskutueshme për Vllazninë…
Nuk duhej ta linim situatën deri tek prekja me dorë, tani nuk ka më vlerë
Komentet