Ndeshje të tilla, fitore kaq bindëse, mund të jenë një pikë kthese një sezon mjaft të vështirë. Këtë shpreson Vllaznia, që sot ka mundur 3-0 Flamurtarin, duke mbyllur gjithçka në 48 minuta. Flamurtari ishte me gjysmë ekipi, pretendoi edhe për një penallti ose dy, por t’i harrojë, boll penallti ka marrë këtë sezon. Ndërkaq, Vllaznia u tregua perfekte në aspektin sulmues, shënoi thuajse në çdo rast që krijoi, humbi edhe një penallti me Gilman Likën, por do ishte mëkat nëse do e tepronte ndaj një Flamurtari të sakatuar, që në mesfushë nuk kishte asnjë titullar.
Goli i parë i Vllaznisë u shënua nga Vucaj i cili përfitoi edhe nga një gabim i portierit të ri Qirko, ndërsa Sukaj u konfirmua një snajper, i cili po kthehet në nivele fantastike. Tre pikë të arta, Teuta është 3 pikë pas dhe tashmë në Kamzë synohet hapi gjigant.
Duhet një pauzë dhe analizë e thellë per Flamurtarin: mungesat nuk mjaftojnë për të justifikuar gjithçka, ndoshta merkatoja e janarit duhej shfrytëzuar ndryshe, ndoshta duheshin afruar lojtarë me eksperiencë në Superiore, më shumë sesa baste si Tunkara, për shembull, që Duro nuk e njihte fare.
Vllaznia – Flamurtari 3-0
Shënues: Vucaj 13′, Sukaj 37′, 48′
Vllaznia: Sherri, Mersini, Berisha, Orelesi, Gocaj, Tafili, Krymi, Vucaj (Gurishta 85′), Çinari (Kalaja 73′), Lika, Sukaj (Pjeshka 79′)
Flamurtari: Qirko, Musta (Tushi 83′), Pollozhani, Veliu, Siljanovski, Deliaj (Nedeljkoviç 59′), Hyseni, Zuka, Danilo Alvesh, Kamara (Hoxhaj 67′), Bushiç.
Karton i verdhë: Qirko 74′
Gjyqtar: Ardian Beqiri
EPISODET
74′ Franc Veliu rrëshqet dhe humbet topin, Kalaja niset i vetëm drejt zonës dhe Qirko e ndal me faull. Penallti neto, por Gilman Lika gjuan fort dhe godet traversën, me topin që shkon jashtë.
47′ GOL VLLAZNIA Sukaj shënon golin e tretë, të dytin personal. Sulm i bukur i Vllaznisë, Lika nga e djathta kroson bukur dhe në qendër i pambuluar Sukaj me kokë nuk fal.
37′ GOL VLLAZNIA Sukaj ka gjetur golin e dytë për Vllazninë. Sulmuesi futet në zonë dhe godet fort me të majtën, diagonale e pakapshme për Qirkon.
32′ Rrëzohet në zonë sulmuesi i Flamurtarit Kamara, ndoshta me faull, pasi Berisha e mban për fanelle. Rast mjaft i dyshimtë, por arbitri nuk fishkëllen asgjë.
â₉€Â¹13′ GOL VLLAZNIA Vucaj ka kaluar në avantazh Vllazninë, me një goditje të fuqishme nga një distancë e konsiderueshme. Topi përplaset në tokë dhe trajektorja gënjen Qirkon, që mposhtet.
Sport Ekspres
Komentet