Vllaznia ka fituar 2-0 ndaj Teutës, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe tashmë ka bërë një hap të madh për mbijetesën. Lajmi surprizë pas ndeshjes u mësua për një premio prej 5 mijë eurosh. Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, si dhe deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, kanë vendosur në dispozicion të kuqebluve një premio prej 5 mijë eurosh për fitoren ndaj Teutës.
â₉€Â¹Lajmi u konfirmua pikërisht nga një prej mediave të Shkodrës, ku pronar është Fushaj. Bëhet fjalë për televizionin “Star Plus”. 5 mijë euro premio është një shumë e konsiderueshme për lojtarët, të cilët mësohet se detyrën e kanë bërë pa e marrë vesh shpërblimin para ndeshjes.
Drejtuesit e klubit nuk kanë dashur ta konfirmojnë një gjë të tillë, pavarësisht se e mirëprisnin iniciativën e Fushajt, i cili këtë sezon duket gjithnjë e më parë skuadrës kuqebluve. Për më tepër, ish-presidenti është i interesuar për të blerë edhe aksione.
konica.al
Komentet