Në grumbullimet e tjera zakonisht ekipi i Vllaznisë, ashtu si gjithë të tjerët kanë me vete nga 18 futbollistë, aq sa lejohen të jenë të gatshëm për një ndeshje futbolli. Por këtë herë tek kuqeblutë ka një përjashtim. Trajneri Gjoka ka marrë me vete një futbollist më tepër. Çka do të thotë se në “Gardenland Resort” që nga pasditja e djeshme janë 19 futbollistë të grumbulluar. Atyre që ishin programuar për të qenë të gatshëm për këtë sfidë shumë delikate, u është shtuar edhe mbrojtësi Samet Ruqi. Kjo ngaqë ka një dyshim për mbrojtësin tjetër Denis Pjeshka. Ai ka një problem dëmtimi dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Pikërisht kjo dilemë, ka lënë “peng” edhe formacionin anti- Teuta. Megjithatë, me shumë mundësi Vllaznia nesër do të luajë me Sherrin në portë dhe Gocajn, Malotën, Berishën e Mersinin në mbrojtje. Ndërkohë në mesfushë do jenë Krymi e Orelesi, me Likën e Çinarin në krahë ndërsa Vucaj do jetë në rolin e mesfushorit të avancuar dhe në mbështetje të Sukajt që është sulmuesi i deklaruar i kuqebluve edhe në këtë ndeshje.

© shkodrasport.com

Komentet