Skuadra shkodrane ka nisur prej tre ditësh përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë me Teutën dhe përveç përgatitjes në aspektin fizik, stafi teknik ka filluar të punojë edhe nga ana taktike me lojtarët.
Po ashtu, mësohet se trajneri Gjoka ka gati në mendje edhe formacionin me të cilin do të dalë në fushë ditën e hënë.
Me shumë të ngjarë, Vllaznia do të luajë ndaj durrsakëve me të njëjtin 11-she që luajti edhe tre javë më parë ndaj Kukësit, por me një ndryshim të vetëm, atë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Pra, me Sherrin në portë, për të vazhduar më pas, me katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Gocaj, Malota, Berisha dhe Mersini. Në mesfushë ndërkohë pritet të jenë Krymi e Orelesi në qendër të këtij reparti, me Likën e Çinarin në krahë. Vucaj do të ketë rolin e fantazistit sërish dhe do të jetë në mbështetje të Sukajt që do të jetë në majë të sulmit.
© shkodrasport.com