Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, më në fund merr frymë lirisht, sepse fitorja në Lushnjë ka pasur vlerë të jashtëzakonshme, aq sa mund të thuhet pa frikë se e ka mbajtur në stolin shkodran.
Pas ndeshjes, në lidhje direkte me Supersportin, Gjoka e pranoi se ka qenë një periudhë shumë e keqe: “Njerëzit prisnin një kthesë të menjëhershme pas janarit, prisnin fitore ndaj Kukësit e më pas Skënderbeut, por nuk është e lehtë të bësh skuadër e të dalësh nga kriza në një kohë të shkurtër, sidomos me rivalë të fortë. Ka qenë një javë shumë e rëndë, e kam fjalën për skuadrën, jo thjesht për vete.
“Kemi punuar shumë, pa folur, kemi pasur mbështetjen e plotë të kryebashkiakes dhe të klubit, djemtë janë treguar shumë seriozë. Skuadra ka cilësi, di të luajë mirë, dimë të mbajmë topin, por na duhen rezultatet dhe shpresojmë që të jemi kthyer në rrugën e duhur”.