E thjeshtë, tepër e thjeshtë për Skënderbeun të fitojë në Shkodër, aty ku merr rezultate mjaft të mira prej vitesh. Janë shumë larg Vllaznia e Skënderbeu, shkodranët nuk luftojnë prej kohësh për gjëra të mëdha, Skënderbeu është për titull.
Sot korçarët triumfuan 4-1, me përmbysje. Një gol nga Sedat Berisha krijoi iluzione te shkodranët, që kanë nevojë urgjente për pikë, sepse janë të parafundit, por Skënderbeu është superior në çdo drejtim dhe e tregoi.
Barazimi i Vangjelit që në pjesën e parë nisi kthesën, ndërsa Lilaj me 11-metërsh për prekje me dorë pikërisht nga Berisha solli përmbysjen, para se Gjergji Muzaka e Xhejms të vulosnin fitoren e merituar.
Kreu është gjithnjë e më shumë pronë korçare, Vllaznia sheh me frikë të madhe tabelën.
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 4-1
Shënues: Vangjeli 32′, Lilaj 61′ pen., Muzaka 75′, Xhejms 88′ / Berisha 6′
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Dita 82′), Nimaga (Muzaka 58′), Lilaj, Gavazaj (Vila 76′), Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari (Vucaj 69′), Tafili, Krymi, Kalaja (Ribaj 35′), Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Mersini 20′, Krymi 25′, Çinari 52′, Tafili 54′ / Osmani 26′, Soue 30′
GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Proletar Puto, Fation Xhemalaj
Komentet