Vllaznia ka bere nje tjeter humbje ne Loro Boriçi, kunder skuadres kampione te Shqiperise Kukesit. Skuadra e Gjokes nuk ka arritur ti kundervihet ekipit kukesian.
Ka qene Kukesi qe ka kaluar ne avantazh i pari ne minuten e 50 me ane te shkodranit Guri. Vllaznia ka reaguar dhe ka arritur te barazoje takimin ne minuten e 70. Ka qene Lika qe ka dhene nje top ne qender te mbrojtjes kukesiane ku Kalaja nuk ka gabuar. Te dy ekipet luajne fort ne kerkim te avantazhit, ku skuadra kukesiane tregohet me e sakte dhe arrin te kaloje ne avantazh ne minuten e 80 me ane te mbrojtesit Zderic. Vllaznia hidhet e gjitha ne sulm per te gjetur golin e barazimit por do te jete perseri Kukesi qe do te shenoje golin e trete me ane te Bakaj ne minuten e 3-te shtese. 
Pas kesaj humbje Vllaznia mbetet ne vendin e parafundit me 15 pike. 

Vllaznia – Kukësi 1-3

Kalaja 70’ / Guri 50’, Zderiç 80′, Bakaj 93’

Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Berisha, Malota, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Çinari, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Kukësi: Koliçi,  Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pacult.

Komentet