Klubi do të shitet në maj. Kuqeblutë do të ndryshojnë duar në fund të këtij sezoni, por burime të ndryshme që vijnë nga kampi shkodran, bëjnë me dije për Eduasportin.com,se ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj do të marrë sërish drejtimin e klubit. Të njëjtat burime saktësojnë se Fushaj ka marrë “frenat e klubit” që tani. Ai po punon me drejtuesit e tjerë dhe “de facto” është president. Fushaj po investon që tani për klubin që do të marrë në dorë. Merkatoja është në dorë të tij.

Shkodranët mund të gjejnë më në fund “shpëtimin” dhe të largohen nga bataku i mbijetesës një herë e mirë në drejtimin e një presidenti. “De juro”, asgjë nuk është zyrtarizuar, por drejtuesit e rinj po punojnë që tani për ekipin e ardhshëm.

Komentet