Berisha ka një karrierë të pasur si futbollist teksa përveç aktivizimeve në Maqedoni me Shkëndinë e Tetovës, Shkupin e ekipeve të tjera të këtij vendi, ka luajtur edhe në Turqi dhe në Kuvajt.
Në fjalën e tij të parë si futbollist kuqeblu, Berisha është shprehur: “E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri tek Vllaznia, kjo skuadër me shumë emër dhe padyshim që do të përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit, do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon”. Deklaroi Berisha, i cili pritet që gjatë ditës së nesërme t’i bashkohet skuadrës në Ulqin.