ë mbrojtje janë disa emrat që kërkohen, por edhe për mesfushën priten lojtarë dhe tashmë në skenë ka dalë emri i brazilianit Zhan Karioka, që në verë u largua nga Kukësi.
Sipas “Panorama Sport” ai është pranë shkodranëve dhe bisedimet kanë nisur. Mbetet për t’u parë sa do të jenë pretendimet e mesfushorit, i cili nga kampionët u largua pikërisht prej pretendimeve të larta financiare.
Pozitiv është fakti që Karioka e njeh mirë kampionatin tonë dhe te Kukësi ka qenë titullar fiks, duke bërë paraqitje mjaft të mirë. Vetë trajneri Gjoka ia di cilësitë dhe e kërkon në skuadër.
Komentet