Edhe pse klubi i Vllaznisë, ka bërë me dije se nuk do ta lejojë futbollistin që të largohet, palët kanë gjetur marrëveshjen. Hasani ka tre muaj pa u paguar dhe ka hequr dorë nga 12 milion lekë të vjetër, në mënyrë që të marrë lejekalimin. Por, nuk mbaron me kaq, pasi mesfushorit i është vënë edhe një gjobë prej 3 milion lekësh të vjetër nga klubi për largimin pa leje dhe firmosjen pa dijeninë e drejtuesve. Kështu që Hasani do të marrë lejekalimin pasi ka sakrifikuar 15 milion lekë të vjetër, për të luajtur në Iran, ku përfitimet financiare janë më të mëdha.
Vllaznia i jep lejekalimin Hasanit dhe i merr miliona lekë
Edon Hasani ka arritur më në fund akordin me drejtuesit e Vllaznisë që t?i japin lejekalimin për të luajtur në Iran, ku ka firmosur te skuadra e Sepahanit për një vit e gjysmë dhe do të përfitojë 100 mijë euro në sezon. Por, pengesë për një transferim të tillë ishte bërë klubi shkodran me të cilin Hasani ka një kontratë. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të paguar te kuqeblutë, pasi përfitonte një pagë prej 4 milion lekësh në muaj.
Komentet