Pas firmës misterioze të mesfushorit Edon Hasani te klubi iranian i Sepahanit, ka ardhur edhe reagimi i parë për këtë çështje. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht dhe presidentja e Vllaznisë, Vlotana Ademi, e cila pas përfundimit të mbledhjes së këshillit bashkiak është pyetur për këtë çështje.
“Hasani ka kontratë me Vllazninë. Nëse do të jetë e nevojshme, do ta ndjekim në rrugë ligjore zbatimin e kësaj kontrate”, u shpreh shkurtimisht zonja Ademi.
Komentet