Një pushim i cili është më shumë në favor të shkodranëve. Kjo për arsyen se në prag të ndeshjes me Lushnjën në kampin shkodran kishte probleme me gjendjen e disa lojtarëve. Kështu, mesfushorët Ardit Krymi e Florind Bardulla, bashkë me mbrojtësin Olsi Gocaj nuk ishin në gjendjen e duhur fizike dhe me shumë mundësi nuk do ishin në fushë në përballjen ndaj Lushnjës.
Por, shtyrja e ndeshjes dhe dhënia kohë edhe për disa ditë për riaftësim do të ndikojë pozitivisht për trajnerin Gjoka që në fundjavë ti ketë të gatshmë këto 3 lojtarë. Në fundjavë e konkretisht të dielën Vllaznia do të luajë në transfertë për kampionat, ku përballë do të ketë ekipin e Teutës së Durrësit, për të pritur më pas në mesjavë në Shkodër ekipin e Lushnjës, duke shpresuar që bari të jetë gati.
Komentet