Nuk e di se kur do të marrin përgjegjësitë lojtarët, për ta dërguar topin në rrjetë. Rastet e humbura si sot janë flagrante. Kjo nuk është për shfajësim. Unë marr përgjegjësitë e mia. Në sulm dhe reparte të tjera nuk janë afruar lojtarët e duhur. Megjithatë, këto janë lojtarët dhe mundësitë. Dua të nënvizoj se kjo nuk është forca maksimale e Vllaznisë. Javët ikin dhe, kur t’i bjerë në mend Vllaznisë për të shënuar e marrë pikët, ndoshta do të jetë vonë. Ndërrimi Vucaj-Hasani? Janë dy lojtarë me kualitet në këmbët e tyre, duke shtuar këtu edhe Likën. Eksperienca nuk u mungon, ndaj duhet të marrin më tepër përgjegjësi mbi vete. Nuk është gjendja e tyre më e mirë fizike, pasi dihet shkëputja që kanë pasur, apo periudha e verës, me problematikat e veta. Nuk mund të pres maksimumin nga ata, prandaj edhe alternohen. Në pjesën e dytë Kamza mori mesfushën dhe nuk na la të dilnim. U mundova të freskoja diçka, me Hasanin dhe Krujën, por nuk funksionoi”.

 

Komentet