Lojtarët ndjehen të persekutuar edhe pse nuk kanë guximin që ta thonë publikisht, në shumë biseda private e shprehin një gjë të tillë. Ajo që i shqetëson disa prej lojtarëve të rinj është se familjet e tyre kanë sakrifikuar shumë që të jenë aty dhe sot kur duhet që t’I marrin frytet nuk paguhen prej muajsh.

Për shumë prej lojtarëve nuk mund të shtyhet më në këtë mënyrë ndërsa nuk ndjehen aspak të vlerësuar duke qenë se gënjehen prëj kohësh në lidhje me pagat. Ajo që duhet tashmë është se lojtarët dhe stafi nuk mund të paguhen kaq shpejt sepse me 10 tetor është gjyqi me Gea Sport ndërsa derisa të marrë vendim gjykata llogaritë vazhdojnë që të jenë të bllokuara. Tashmë me këtë lloj forme nuk mund të bëhet futbolli dhe lojtarët kërkojnë që të mos gjykohen për rezultatet e dobëta./ShkodraNews

Komentet