Ka ndodhur kështu, sepse shkodranët kanë nisur përgatitjet në prag të sfidës së parë për Kupën e Shqipërisë. Ashtu siç është mësuar edhe nga shorti i hedhur pak ditë më parë, kuqeblutë do të përballen këtë të mërkurë në orën 16:00 me ekipin e Kastriotit, ku ndeshja e parë do të luhet në Krujë, ndërsa ajo e kthimit në Shkodër pas një jave.

Ndërkohë, në fundjavë, Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Teutës. Takimi për javën e dytë të Superligës do të luhet të dielën në orën 19:00. Një orar i përshtatshëm për tifozët shkodranë, të cilët priten të jenë të shumtë në këtë përballje, duke marrë parasysh edhe kundështarin që do të jetë përballë. Një kundërshtar, që i ka hapur punë shkodranëve në disa ndeshje të sezonit të kaluar. Prandaj, të dielën mund të kërkohet edhe “hakmarrja”.

Shkodra News ©

Komentet