Në këtë mënyrë, ai bëhet futbollisti më i ri i Vllaznisë, duke plotësuar edhe repartin e sulmit. Ai që ditën e sotme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik. Shpresohet që Ribaj, me eksperiencën e fituar dhe me aftësitë që posedon, ta ndihmojë Vllazninë për të arritur objektivat, që skuadra shkodrane do të ketë në sezonin e ri.
Vllaznia firmos edhe me sulmuesin Andi Ribaj
Orët e fundit të merkatos së kampionatit shqiptar kanë sjellë një tjetër futbollist tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar, Andi Ribaj. Ai ka mbërritur në Shkodër pasditen e së martës dhe ka mbyllur gjithçka sa i takon marrëveshjes me drejtuesit e klubit, duke hedhur më pas edhe firmën në kontratë.